Kampi TOKA Jonë – Kulturë, gjuhë, argëtim dhe shoqëri.

6 Shtator, 2023

‘Përvoja e marrë në këtë kamp më ka lënë mbresa të paharrueshme, gjë të cilën nuk do të doja që thjeshtë ta mbaja për vete por ta ndajë edhe me të rinjtë të tjerë shqiptarë që jetojnë kudo në botë dhe ta kenë mundësinë ta marrin një përvojë të tillë.’ Amelja Kajdo, 14 vjet, Lushnje

Kampi diasporës TOKA Jonë bashkoi 39 të rinjtë energjik dhe kurreshtarë të moshës 14-16 vjeç nga diaspora, Shqipëria dhe Kosova. Përtej distancave gjeografike, kjo përvojë ishte një urë lidhëse që ushqeu aftësitë sociale, shkëmbimin kulturor dhe njohuri të reja.

Disa nga përvojat speciale në Kamp ishin:

  • Vizita interaktive në qytetin historik të Prizrenit, si dhe pjesëmarrja në festivalin e famshëm të filmit ‘Dokufest.’ 
  • Trajnimi për Ndihmën e Parë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëbisedimi i lirë me ta.
  • Dërgimi i kartolinës nga Kampi, me pullën postare ‘Shijo Kosovën’ – të krijuar special për diasporën nga Posta e Kosovës.
  • Galeria 17 nga Prishtina i mundësoi kampistëve ‘shëtinë’ në galeri përmes teknologjisë së Realitetit Virtual.

Ndërsa këta të rinj kthehen në komunitetet e tyre, ata morrën me vete mësimet e unitetit – si një dëshmi e fuqisë për të festuar diversitetin dhe për të krijuar lidhje shoqërore të përjetshme.

‘Ishte shume bukur, njoha njerez te ri, bera shoke. Kishte rregulla te mira dhe te gjithe i respektonin ato. Nese kam mundesi, do vij dhe vitin tjeter.’ Viktoria Progmi, Athine, Greqi.

Forms response chart. Question title: Për pjesëmarrësit nga Diaspora - na trego sa pajtohesh me deklaratat më poshtë. Number of responses: .

Për fund, i falënderojmë të gjithë mbështetësit dhe partnerët tanë në Kosovë dhe nga diaspora, që e përhapën fjaën dhe inkurajuan të rinjtë të marrin pjesë. Si falënderim, e lëmë që fjalët e Yllit ta përçojnë mezashin kryesor.


‘Ky ishte njëri prej aktiviteteve më me vlerë dhe argëtuese i këtyre pushimeve verore! Ishte kënaqësi të krijoja shoqëri të reja me të rinj nga diaspora, ishte mjaft e veçantë duke pasë parasyshë që mundësitë e nderveprimit me ta janë të pakta deri më tani. Kampi ishte një mundësi perfekte për ta njohur më shumë veten dhe të tjerët!’Ylli Syla, 15 vjet, Prishtinë.

Kampi TOKA Jonë u mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, KCSF EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Embassy of Sweden in Pristina Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha