KANË PËRFUNDUAR KAMPET E TOKAS ME SUKSES!

21 Tetor, 2018

Këtë vit të rinjtë e TOKAs kanë qenë pjesë e 10 kampeve!

Jemi shumë të gëzuar që më shumë se 300 të rinjë kryesisht nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Franca, Izraeli, Palestina, dhe Amerika përmes kampeve tona janë fuqizuar dhe motivuar për të qenë shembuj në shoqëri.

Të rinjtë pjesëmarrës gjatë kampeve të TOKAs kanë eksploruar natyrën, krijuar shoqëri te reja, si dhe zhvilluar shumë shkathtësi si ato të komunikimit, bashkëpunimit, prezentimit, punës me dru, ngjyrosjes dhe planifikimit të projekteve.

Për veç se kanë përfituar për vete, kampistët kanë kontribuar në shoqëri duke i përmirësuar hapësirat e shtatë shkollave publike në Kosovë.

Kampistët tanë janë shembuj të qytetarëve aktiv të cilët udhëheqin ndryshime në vendet ku jetojnë!

Më poshë është lista e kampeve ku kanë marrë pjesë:

1. Kampi “Mbijetesa në Natyrë” – Prishtinë, Kosovë
2. Kampi “Rajonal” – Prishtinë, Kosovë
3. Kampi i Super-Vullnetarëve në verë – Prishtinë, Kosovë
4. Kampi “Ndërkombëtar” – Prishtinë, Kosovë
5. Kampi i Super-Heronjëve – Vlorë, Shqipëri
6. Kampi i Super-Vullnetarëve në vjeshtë – Prishtinë, Kosovë
7. Kampi i Super-Vullnetarëve në dimër – Han i Elezit, Kosovë
8. Kampi “Qyteti i të rinjëve” – Lezhë, Shqipëri
9. Kampi rinor për Qytetari Globale – Iowa, Amerikë
10. Kampi për mobilitetin e të rinjëve – Orvieto, Itali

//Kampet nuk do të mund të realizoheshin pa përkrahjen bujare të donatorëve tonë individual në Global Giving, si dhe donatorëve institucional sikur Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), organizata botërore për natyrë WWF Adria, Komuna e Prishtinës, Ambasada Amerikane në Kosovë, si dhe kompanitë KIVO Kosova dhe Sharrcem.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Plot 47 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

Lexo më shumë

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha