KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT- KËRKESË PËR OFERTË
Numri i referencës: 09/2020
AUTORITETI KONTRAKTUES: ORGANIZATA KOSOVARE PËR TALENT DHE ARSIM – (TOKA) e financuar nga donatorët vendas dhe ndërkombëtarë.
Organizata Kosovare per Talent dhe Arsim TOKA është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh që do të na duhet akomodim dhe ushqim gjatë këtij viti, TOKA fton kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar çmimet e tyre për akomodim dhe ushqim për nevojat e TOKA-s.
TOKA është një organizatë jo-fitimprurës e regjistruar në Kosovë me nr. Të regjistrimit 5200286-9 me misionin e saj për të përshpejtuar ndryshimet shoqërore në Kosovë duke investuar në rininë e saj. Përmes programeve arsimore joformale dhe programeve të service learning, ne i ndihmojmë të rinjtë të bëhen të pajisur dhe të motivuar për tu bërë agjentë të ndryshimeve pozitive sociale.
Titulli i kontratës: Akomodim dhe ushqim për nevojat e TOKA
Data: 17 Mars 2020
Afati i fundit për aplikim: 25 Mars 2020
Vendi: Prishtinë, Kosovë
Emri i autoritetit kontraktues: Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA
Adresa: rr. Meto Bajraktari, 4-1, 10000 Prishtina, Kosova
Specifikat:
Kompanitë e interesuara duhet të shprehin interesin për pjesëmarrje dhe kërkesën për dosjen e plotë për ofertim në bazë të të dhënave të mëposhtme:
Titulli: Shpreshje interesi për Akomodim dhe Ushqim – TOKA
Email: [email protected]
Pyetjet: Pyetjet në lidhje me kërkesat teknike apo teknike te kësaj Kërkesë për Ofertë, mund të bëhen vetëm në formë elektronike në [email protected].
Afati i dorëzimit të Ofertave: Ofertuesit do duhet të dorëzojnë ofertat në email adresën e paraqitur më poshtë, para ose me datën 25 Mars 2020, ora 17.00. Ofertat e pranuara pas datës dhe kohës së cekur do të refuzohen.
Email: [email protected]
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.