Akademia e Solidaritetit

7 Nëntor, 2022

Brenda vetëm pesë ditëve, 41 të rinj të zgjedhur (prej më shumë se 220 aplikime) të Akademisë së Liderëve të Rinj, kaluan nga shumë pak njohuri në të qenit gati se ekspertë të Ditës së Solidaritetit që do të ndodhë për herë të parë në qershor 2023.

Liderët e rinj, me plot vullnet për ndryshim, u mblodhën në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) që të jenë pjesë e trajnimi fillestar pesë-ditor, qëllimi kryesor i të cilit ishte informimi më i mirë, përgatitja dhe motivimi i tyre për të kaluar sfidat që lidhen me organizimin e Ditës së Solidaritetit. Çdo ditë të trajnimit, ata kishin sfida të veçanta për të zgjidhur, nga mënyra sesi ata do ta promovojnë kauzën e tyre, përpjekjet e rekrutimit që u nevojiten, avokimi, deri tek partneriteti me bizneset për të siguruar vende pune për vullnetarët e tyre. Ne u mahnitëm me gjithë arritjet e tyre, brenda një kohë kaq të shkurtër.

Pjesë e aktiviteteve të trajnimit ishin edhe të ftuarit specialë si: Gazetarja legjendare hulumtuese znj. Jeta Xharra nga Rrjeti Ballkanik Investigativ (BIRN) dhe Kallxo.com; i nderuari z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) i Kosovës; veterane e aktiviteteve të ndërlidhura me rininë, znj. Nermin Mahmuti, Drejtore Ekzekutive e Fondit për Zhvillim të Komunitetit (CDF) në Kosovë; dhe z. Blerim Muhaxhiri, Drejtor i Përgjithshëm i Shtëpisë Botuese Dukagjini. Të gjithë të ftuarit dëgjuan teksa Liderët  e Rinj prezantuan planin e tyre dhe më pas dhanë njohuri të vlefshme nga përvoja e tyre, se si t’i përmirësonin planet e tyre në të ardhmen.

Një grup teksa punon në prezantimin e sfidës “Avokim”, para se të prezentojë.

Dita e Solidaritetit organizohet nga rrjeti i organizatave “SAME” (Solidarity Action Movement Europe) dhe është pjesë e një lëvizjeje të gjerë, ku në këtë ditë, nxënësve u jepet mundësia të punojnë në një vend që ata përzgjedhin. Pagat e tyre përdoren për të mbështetur projekte për të rinjtë në të gjithë botën. Koncepti i “Ditës së Solidaritetit” daton që nga viti 1963 në Suedi, kur një grup të rinjsh lansuan ‘en dag for Dag’. Kjo ditë u mbajt në kujtim të Sekretarit të Përgjithshëm suedez të Kombeve të Bashkuara Dag Hammarskjöld, i cili u vra në një aksident avioni në rrugën e tij për një negociatë armëpushimi në Kongo. Në Evropën Qendrore, organizata gjermane Schüler Helfen Leben ka filluar të përhap gjithashtu idenë e “Ditës së Solidaritetit”, që nga viti 1998. Ata, këtë ide, e sollën edhe Evropën Juglindore ku organizata “Unija Srednjoškolaca Srbije” mbajti Ditën e saj të parë të Solidaritetit në 2010 në Serbi, e ndjekur nga “Asocijacija Srednjoškolaca” në 2016 në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe “Unija Srednjoškolaca Crne Gora” në Mal të Zi në 2017. TOKA pritet të jetë kandidate për anëtarësi më e re e rrjetit të organizatave SAME që do të organizojë këtë ditë edhe në Kosovë.

Akademisë së Liderëve të Rinj do të përgatisë 41 udhëheqës të rinj për Ditës së Solidaritetit që do të mbahet në Kosovë, në qershor 2023.

Janne, Kosovar dhe Julien nga rrjeti i organizatave “SAME” (Solidarity Action Day Movement Europe”), duke ndihmuar me sesionet e trajnimit.
I nderuari Ministër Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) i Kosovës.
Jeta Xharra, Drejtore e Zyrës së BIRN në Kosovë dhe kryeredaktore e programit televiziv “Jeta në Kosovë”.
Nermin Mahmuti, Drejtore Ekzekutive e Fondit për Zhvillim të Komunitetit (CDF) në Kosovë
Blerim Muhaxhiri, Drejtor i Përgjithshëm i Shtëpisë Botuese Dukagjini

Trajnimi Nismëtar i Akademisë është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism” që implementohet nga CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha