Lokacioni i Kampeve Verore

15 Maj, 2024

Kampus Loyola është ndërtuar në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane me Standarde Gjermane.

Adresa

Kampi do të mbahet në Kampusin Loyola, afër Prizrenit. Shiko vegzën për vendndodhjen e saktë.

Akomodimi

Ju do të caktoheni në dhomë me 2-3 kampistë të tjerë të të njejtës gjini. Çdo dhomë ka tualet dhe ne ofrojmë peshqir dhe çarçafë. Kampistët kanë akses në dhomat e përbashkëta ku ka mjete kuzhine si frigoriferë.

Orari i gjumit dhe zgjimit është i paracaktuar dhe i përshtatur me kohëzgjatjen e aktiviteteve.

Zgjimi zakonisht bëhet në orën 8:30-9:00 të mëngjesit.

Orari i hyrjes nëper dhoma është zakonisht në orën 23:00-23:30.

Ora e gjumit është ora 00:00, që është caktuar në mënyrë që të gjithë kampistët të pushojnë dhe të kenë energji për ditën e nesërme.

Ushqimi

TOKA do të ofrojë tre vakte (mëngjes, drekë, darkë) dhe dy messhujta në ditë. Nuk ka dyqane pranë kampingut, kështu që nëse doni të merrni ndonjë ushqim specifik me vete, mos ngurroni ta bëni këtë.

Nëse keni ndonjë dietë/alergji të veçantë, ju lutemi vendoseni në formularin e aplikimit dhe ne do të kujdesemi për të.

Objektet

Kampistët mund të përfitojnë nga:

  • Salla e Sporteve të Brendshme
  • Fusha e basketbollit
  • Fusha e futbollit
  • Fusha e volejbollit
  • Tavolinë Ping Pong
  • Karaoke
  • Vendi i zjarrit

Siguria

Vendi i kampit ka:

  • Gardh rrethues 360°
  • Askush nuk mund të hyjë apo të dalë pa lejen e Sigurimit
  • 24h mbikëqyrje nga kamerat që rrethojnë hapsirën dhe persona specifik të sigurimit.
Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë

Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

Lexo më shumë

Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në...

Lexo më shumë

Kampi Ndërkombëtar i Aventurës: Grumbullim i Kulturave dhe Aventurave Globale...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha