Punëtoria: Mësojeni alfabetin e vjetër të Todrit!

27 Shtator, 2022

A e keni ditur se gjuha shqipe përgjatë historisë ka pasur edhe alfabete të tjera — që dallojnë nga ky që e përdorim sot? Më i përhapuri ka qenë një alfabet në Elbasan, i shpikur nga një mësues të cilin të gjithë e kanë quajtur Mësues Todri.

Nëse doni të mësoni më shumë për këtë alfabet enigmatik — regjistrohuni për punëtorinë tonë!

Punëtoria do të drejtohet nga Yll Rugova, dhe do të mbahet më 5 tetor 2022, prej orës 18:00 deri në ora 20:00 në Qendrën për Kulturë Alternative në Bregun e Diellit, qendër e re kulturore e udhëhequr nga Defy Them Community.

Vendet janë të limituara dhe do të ofrohen sipas rendit te aplikimeve, andaj regjistrohuni sa më parë duke klikuar këtu: forms.gle/wdiwG84ux5hNbFpy5

Afati për aplikim është i hapur deri me 2 tetor 2022.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Nënshkruam kontratat me dy organizatat fituese të Fondit të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Kampi TOKA Jonë – Kulturë, gjuhë, argëtim dhe shoqëri.

Lexo më shumë

Kampet verore 2023 – Shtëpia e dytë e 126 të rinjve nga e gjithë bota

Lexo më shumë

Thirrje e hapur për projekte rinore!

Lexo më shumë

TOKA vendos Kosovën në hartën e vullnetarizmit evropian

Lexo më shumë

Rudina Zeqiri fillon shërbimin vullnetar në Lubeck të Gjermanisë për 13 muajt...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha