Një nga Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit mund të jetë i yti!
NOMINO TANI!Ti po e lexon këtë artikull sepse ke në mendje dikë që mund të nominosh për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit në kategorinë e Përkrahësve të Vullnetarizmit, apo synon të nominosh vetveten. Faleminderit për kohën!
Shih informatat në vazhdim për t’u njohur më mirë me definimin e çmimeve dhe kriteret e nominimit. Paç fat!
Cilat janë çmimet e Kategorisë B: Përkrahësit e Vullnetarizmit?
Kush mund të nominohet?
Për çmimin “Biznesi më Përkrahës i Vitit” të drejtë nominimi kanë të gjithë bizneset/përfaqësuesit e bizneseve të cilat:
Për çmimin “Komuna më Përkrahëse e Vitit” të drejtë nominimi kanë të gjithë komunat/përfaqësuesit e komunave (drejtorë, staf administrativ) të cilat:
Për çmimin “Ambasadori/ja i Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit” të drejtë nominimi kanë të gjithë individët, shkollat, universitetetet, organizatat, shoqatat, bizneset, shoqëritë kulturore-artisitke dhe përfaqësuesit e tyre, të cilat:
Për këtë çmim ka shpërblim prej 320 euro të cilat janë ngritur nga vullnetarë nga Diaspora të cilën kanë punuar në Ditën e Solidaritetit në Diasporë – të organizuar nga TOKA & GERMIN.
Për çmimin “Figura Publike më Përkrahës/e i/e Vitit” të drejtë nominimi kanë të gjithë individët e njohur nga publiku me kontribut të dalluar në fushën e kulturës, sportit, politikës, zhvillimit social, ekonomisë, gazetarisë, argëtimit, etj., të cilët:
Kush mund të nominojë?
Nominimet mund t’i paraqesë cilido individ, komunë, biznes, organizatë, institucion që ka informata të sakta për biznesin//komunën/ambasadorin e diasporës/figurën publike të nominuar. Ata mund të nominojnë edhe vetveten nëse i takojnë njërës nga këto profile. Një individ mund të nominoj disa persona/institucione të ndryshme (pa limit).
Si mund të nominojë veten apo tjetrin?
Ne kemi krijuar nga një formë të veçantë të nominimit për secilin çmim i cili përmban:
Klikoni në linqet e çmimeve përkatëse për të filluar procedurën e nominimit:
Për “Biznesi më Përkrahës i Vitit”, kliko KËTU!
Për “Komuna më Përkrahëse e Vitit”, kliko KËTU!
Për “Ambasadori/ja i Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit”, kliko KËTU!
Për “Figura Publike më Përkrahës/e i/e Vitit”, kliko KËTU!
Afati i fundit për nominim është 30 shtator 2024, ora 23:59.
Data me rëndësi
Aktiviteti | Data |
Thirrja e hapur për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit | 29 maj – 30 shtator 2024 |
Vlerësimi dhe përzgjedhja e Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit | 30 shtator – 15 nëntor 2024 |
Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve – tek Konferenca e Vullnetarizmit (e organizuar nga TOKA) | 5 dhjetor 2024 |
Në rast se keni pyetje kontaktoni në: [email protected]g apo +383 38 704 560
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.