Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Të Rinjtë!

29 Maj, 2024

Ti je këtu sepse ke në mendje dikë që mund të nominosh për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit- në kategorinë e Të Rinjve, apo synon të nominosh vetveten. Faleminderit për kohën! 

Shih informatat në vazhdim për t’u njohur më mirë me definimin e çmimeve, mënyrën e përkrahjes dhe kriteret e nominimit. Paç fat! 

Cilat janë tri çmimet e Kategorisë A: Të rinjtë?

  1. Vullnetari/ja Guximtar/e e Vitit – për një të ri/re vullnetar/e i/e cili/a dëshmon angazhim në nisma vullnetare pavarësisht sfidave personale me të cilat është përballur.
  2. Vullnetari/ja më Kreativ/e e Vitit – për një të ri/re vullnetar/e i/e cili/a dëshmon angazhim në nisma vullnetare me metoda të veçanta e kreative.
  3. Vullnetari/ja i/e Vitit – për një të ri/e vullnetar/e i/e cili/a dëshmon angazhim dhe kontribut të dalluar në nisma vullnetare që kanë arritur ndikim në komunitet.

Sa është shuma e përkrahjes?

Në rast se ju jeni një nga vullnetarët e vitit, TOKA do t’ju përkrahë me këto shuma:

  1. Vullnetari/ja Guximtar/e e Vitit – 150 euro
  2. Vullnetari/ja me Kreativ/e e Vitit – 150 euro
  3. Vullnetari/ja i/e Vitit – 200 euro

Kush mund të nominohet?

Të drejtën për t’u nominuar e kanë të gjithë individët të cilët:

  • Jetojnë dhe veprojnë në Kosovë,
  • I përkasin grupmoshës 15-29 vjeçare,
  • Kanë dhënë kontribut në vullnetarizëm përgjatë periudhës qershor 2023 – qershor 2024.

Kush mund të nominojë?

Nominimet mund t’i paraqesë cilido individ, organizatë, institucion që ka informata të sakta për personin e ri/re të nominuar.  Ata mund të nominojnë edhe vetveten nëse janë të rinj. Një individ mund të nominojë disa persona të tjerë (pa limit).

Si mund të nominojë veten apo tjetrin?

Ne kemi krijuar formën e nominimit e cila përmban: 

  • Termat dhe Kushtet
  • Formularin e Nominimit 

Klikoni KËTU për të filluar procedurën e nominimit.

Afati i fundit për nominim është 30 shtator 2024, ora 23:59.

Data me rëndësi 

AktivitetiData
Thirrja e hapur për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit29 maj – 30 shtator 2024
Vlerësimi dhe përzgjedhja e Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 30 shtator – 15 nëntor 2024
Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve tek Konferenca e Vullnetarizmit (e organizuar nga TOKA)5 dhjetor 2024

Në rast se keni pyetje kontaktoni në: [email protected]g  apo +383 38 704 560

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Të Rinjtë!

Lexo më shumë

Fuqizimi i të Rinjve: Mjeti për Matjen e Mbështetje së Projekteve të Vullneta...

Lexo më shumë

*MBYLLUR* Pozitë e Hapur: Apliko për Koordinator/e i/e Projektit!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha