ORGANIZUAM 7 KAMPE ME SUKSES DHE PO PËRGATITEMI PËR KAMPET E RADHËS!

2 Tetor, 2019

Jemi shumë të gëzuar që pritëm rreth 250 të rinj nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut, Franca e Izraeli dhe u ofruam atyre ekperiencën e paharrueshme të kampeve tona.

Puna vullnetare është thelbësore në kampe, përmes saj kampistët i kontribuan shoqërisë duke i përmirësuar hapësirat e 6-të shkollave publike rurale e urbane në Kosovë, duke ndryshuar përvojën shkollore të rreth 3500 nxënësve të këtyre shkollave:

-”Bahri Kuçi” Shtitaricë, Vushtrri,
-“Dëshmorët e Kombit”, Kamincë,
-“Skënderbeu”, Hogosht, Kamincë,
-“Ramiz Sadiku”, Pejë,
-“Hajdar Dushi”, Gjakovë dhe
-“Mirush Kuteli”, Prishtinë.

Kjo rini pjesëmarrëse la kampet si ndryshimtare e së ardhmes dhe shumbull i qytetarisë aktive!

//Kampet nuk do të mund të realizoheshin pa përkrahjen bujare të donatorëve tonë individual në Global Giving, si dhe donatorëve institucional sikur Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komuna e Prishtinës.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha