Pako Trajnuese e Resiliencës është gati!

12 Mars, 2020

Pas më shumë se një vit pune të pandalshme, kjo Pako Trajnuese e Resiliencës është për ju.

Kjo pako trajnuese është dizajnuar dhe adaptuar për implementimin e trajnimit “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër” nga pjesëmarrësit e projektit së bashku me TOKA, me qëllim të shfrytëzimit nga mësimdhënës, trajnerë, fascilitues, edukatorë të grupeve rinore dhe liderë të rinj.

TOKA falenderon Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Kaçanikut, Hanit të Elezit, dhe të Vitisë për përkrahjen e tyre.

Po ashtu falenderojmë drejtoritë e këtyre shkollave:

SHMM “Dr. Asllan Elezi” dhe SHFMU “Selami Hallaçi” në Gjilan;
SHMP “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” dhe SHFMU “Emin Duraku” në Kaçanik;
SHML Gjimnazi “Dardania” dhe SHFMU “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit;
SHML Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” dhe SHFMU “Bafti Haxhiu” në Viti, për angazhimin dhe mirëkuptimin e treguar përgjatë vitit.

Posaçërisht, falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e projektit “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër”, të cilët ishin motori i këtij projekti.

Ky program edukativ është testuar dhe ka rezultuar me sukses në projektin “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër” nën implementimin e organizatës TOKA, i mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E që implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC, dhe i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.

TOKA falenderon ATRC dhe USAID për mbështetjen e tyre.

Përmbajtja e kësaj pakoje është përgjegjësi e Organizatës TOKA dhe nuk pasqyron doemos pikëpamjet e Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC, USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Shkarko dokumentin këtu

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha