PËRFUNDOI ME SUKSES PROJEKTI I DYTË I KAMPANJËS “NDRYSHONI SHKOLLA”!

1 Gusht, 2018

Është realizuar me sukses projekti i dytë i kampanjës “Ndryshoni Shkolla”!

Kampistët e TOKAs të cilët ishin pjesë e kampit të “Super-Vullnetarëve”, ndërtuan dollape nga druri për nxënësit e shkollës fillore “Liria” në fshatin Stroc të Komunës së Vushtrrisë.

Idea për dollapet ishte e mësimdhënëses Donika Selaci, ndërsa u realizua nga 40 kampistët e TOKAs nga e gjithë Kosova gjatë sesioneve të vullnetarizmit edukativ në kampin e “Super-Vullnetarëve”.

Kampistët përveç argëtimit dhe socializimit, ata zhvilluan shkathtësitë e punës me dru, planifikimit dhe bashkëpunimit, krejt kjo duke kontribuar për shoqëri.

//Ky kamp u financua nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi gjithashtu u përkrah nga organizata botërore për natyrë WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Nënshkruam kontratat me dy organizatat fituese të Fondit të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Kampi TOKA Jonë – Kulturë, gjuhë, argëtim dhe shoqëri.

Lexo më shumë

Kampet verore 2023 – Shtëpija e dytë e 126 të rinjve nga e gjithë bota

Lexo më shumë

Thirrje e hapur për projekte rinore!

Lexo më shumë

TOKA vendos Kosovën në hartën e vullnetarizmit evropian

Lexo më shumë

Rudina Zeqiri fillon shërbimin vullnetar në Lubeck të Gjermanisë për 13 muajt...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha