Është realizuar me sukses projekti i tretë i kampanjës “Ndryshoni Shkolla”!
Kampistët e TOKAs të cilët ishin pjesë e kampit të “Super-Vullnetarëve”, ndërtuan dollape dhe varëse nga druri për nxënësit e shkollës fillore “Sezai Surroi” në fshatin Bellobrad të Komunës së Dragashit.
Idea për dollapet dhe varëset ishte e mësimdhënësit Ensar Misini, ndërsa u realizua nga 40 kampistët e TOKAs nga e gjithë Kosova gjatë sesioneve të vullnetarizmit edukativ në kampin e “Super-Vullnetarëve”.
Kampistët përveç argëtimit dhe socializimit, ata zhvilluan shkathtësitë e punës me dru, planifikimit dhe bashkëpunimit, krejt kjo duke kontribuar për shoqëri.
//Ky kamp u financua nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi gjithashtu u përkrah nga organizata botërore për natyrë WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.