PJESA E PARË E KAMPIT TË “SUPER-VULLNETARËVE” PËRFUNDOI ME SUKSES!

30 Shtator, 2018

Po vazhdojnë kampet… pjesa e parë e kampit të “Super-Vullnetarëve” përfundoi me sukses!

Gjatë fundjavës 40 të rinjë nga e gjithë Kosova zhvilluan shkathtësi të reja, përderisa punuan projekte për komunitet. Këta të rinjë mësuan si të punojnë me dru, si të krijojnë dollape dhe shporta nga materiale të ricikluara. Ata po ashtu zhvilluan aftësitë e tyre të prezentimit publik dhe planifikimit në grup.

Ky kamp i Super-Vullnetarëve e ka në fokus Kaçanikun, kampistët filluan punën e tyre për projektin e përmirësimit të ambienteve të shkollës fillore “Idriz Seferi” dhe asaj të mesme “Feriz Guri & Vëllezërit Çaka” në Kaçanik.

Qëllimi i këtij kampi është që të zhvilloj shkathtësi dhe të nxisë qytetari aktive tek të rinjtë në Kosovë.

Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi po ashtu përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe kompania KIVO Kosova

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha