Një nga Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit mund të jetë i yti!
NOMINO TANI!KË PO KËRKOJMË?
TOKA po kërkon një Koordinator/e të Projektit i/e cili/a mund të punojë në një mjedis dinamik të punës, mëson shpejt dhe është proaktiv/e me ekipin. Profili ideal për këtë pozitë do të ishte dikush që ka shkathtësi të mira organizative, administrative dhe teknologjike, pavarësohet shpejt në realizimin e detyrave dhe ka aftësi të mira komunikuese me hisedarë të ndryshëm.
Ky rol i hapur është me gjysëm orari dhe data e synuar e fillimit të punës është 1 korrik 2024. TOKA ka një periudhë standarde tre-mujore prove për punësimet si staf i rregullt. Kjo pozitë ofrohet deri në fund të vitit 2024 me gjysmë orari, ndërsa nga janari i vitit 2025 me orar të plotë.
Kriteret që kërkohen për këtë pozitë pune:
Detyrat:
Si te aplikoni:
Aplikantët e kualifikuar inkurajohen të dërgojnë email tek [email protected] ku bashkangjesin CV-në dhe një Letër Motivuese në të cilën përzgjidhni një problematikë në sistemin arsimor në Kosovë dhe propozimin tuaj për zgjidhjen e atij problemi, përveç motivit tuaj për aplikim. Letra motivuese duhet të ketë së paku 1000 fjalë dhe më së shumti 1500 fjalë. Subjecti i email-it duhet të jetë: Aplikim për pozitën Koordinator/e i/e Projektit.
Afati i fundit për aplikime: E mërkurë, 12 qershor 2024 deri në orën 23:59.
Ju lutem, vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen nga TOKA.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.