Me datë 15 Gusht, Presidentja Vjosa Osmani takoi Gjeneratën e Katërt të Liderëve të programit të Vullnetarizmit Edukativ: Mësues, psikologë, dhe aktivistë nga Organizata Rinore prej 13 Komunve u trajnuan drejt hapjes së Klubeve të tyre vullnetare nga shtatori. Këto klube do të takohen çdo javë përgjatë vitit shkollorë, ku do të identifikojnë një problem që duan ti gjejnë zgjidhje dhe implementojnë një projekt që e zgjidhë atë problem. Përgjatë këtij procesi, anëtarët e këtyre klubeve zhvillojnë aftësi të udhëheqjes dhe aftësi të tjera të buta të nevojshme në shoqërinë e Shekullit 21 dhe për punësim. Që nga viti 2018, mbi 200 liderë dhe 1,500 të rinjë kanë marrë pjesë në klube të Super-Vullnetarëve.
Presidentja Osmani tha: ‘E admiroj përkushtimin, botëkuptimin, dhe angazhimin e këtyre vullnetarëve. Puna e tyre ka ndryshuar shumë jetë për të mirë. Mbase vullnetarizmi është sinonim i punës për të cilën nuk aplikohet kompenzimi financiar, por kompenzimi për këtë punë vjen përherë në trajta e mënyra që shpesh as nuk i kemi menduar apo ëndërruar.’
Jehona Gjurgjeala, Drejtore Ekzekutive e TOKA-s, tregoi mirënjohjen e saj për mbështjetjen dhe njohjen e dhënë nga Presidentja, ajo tha ‘Për shkak të një indiference edhe cinizmi që është zhvilluar në shoqerinë tonë në vitet e fundit, vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për inkurajimin dhe promovimin e personave që shkojnë kundër trendeve negative, duke dhënë shembuj pozitiv në komunitetin e tyre – pa pritje për kompensim apo mirënjohje. Është tejet inkurajuese që udhëheqësit e institucioneve tona po e njohin dhe mbështetin punën vullnetare të Super-Liderëve.’
Ju faleminderit Zonja Presidente për këtë nder!
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.