Një nga Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit mund të jetë i yti!
NOMINO TANI!ÇKA ËSHTË VULLNETARIZMI EDUKATIV?
Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit e cila mund të zhvillohet brenda dhe jashtë klasës. Ky program u ofron të rinjve zhvillimin e njohurive, vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin dhe ngritë vetëbesimin dhe vetëdijen për qytetarinë aktive.
Ky program i ekspozon të rinjtë ndaj përvojave konkrete përmes zbatimit të projekteve të Vullnetarizmit Edukativ duke bërë hartimin e nevojave të komunitetit, zgjidhjen apo minimizimin e një problemi të komunitetit, vendosjen e qëllimeve dhe objektivave, menaxhimin e aktiviteteve të projektit, ngritjen e fondeve, hartimin e buxhetit, monitorimin dhe vlerësimin e projektit.
Këta të rinjë janë pjesë e klubeve vullnetare të cilat mbështeten nga TOKA dhe WVK. Klubet udhëhiqen nga punëtorë, praktikantë apo vullnetarë të Qendrave Rinore/KVRL apo OJQ Lokale të quajtur Super-Mentorë, të cilët trajnohen sipas metodologjisë së të mësuarit përmes përvojës apo Vullnetarizmit Edukativ.
TOKA ka filluar të implementojë programin e Vullnetarizmit Edukativ që nga viti 2017 dhe deri më tash në këtë program janë përfshirë mbi 2,000 të rinjë të moshës 12-17 vjeç, mbi 60 mentorë nga më shumë se 13 komuna të Kosovës.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
Kushtet për aplikim janë:
-Të jeni punëtorë, praktikantë apo vullnetarë të Qendrave Rinore, KVRL ose OJQ Lokale;
-Të jeni mbi 18 vjeç;
-Të aplikoni në çift së bashku me një koleg/e shok/shoqe nga Qendra Rinore, KVRL ose OJQ Lokale;
-Të jeni në gjendje të ndiqni një trajnim 6 ditor për Metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ në muajin gusht të këtij viti;
-Të jeni në gjendje të hapni një klub të Super-Vullnetarëve me nxënës të moshës 12-14 vjeç ose 14-17 vjeç;
-Të jeni të gatshëm të udhëheqni aktivitete edukative me një grup prej 15-25 rinjsh të komunës tënde nga shtatori 2021 deri në qershor 2022;
-Të zbatoni së paku një projekt të Vullnetarizmit Edukativ në lagjen, fshatin ose qytetin së bashku me të rinjtë;
-Të keni motivim dhe entuziazëm.
PSE TË APLIKONI?
Përveç promovimit të klubit, projekteve dhe punës suaj ju poashtu mund të përfitoni:
-Trajnim në fushën e metodave të edukimit jo-formal dhe Vullnetarizmit Edukativ;
-Mbështetje pedagogjike, teknike dhe mentorim nga stafi i TOKA-s dhe WVK-së;
-Fitimin e shkathtësive të reja që ju ndihmojnë t’i përmirësoni aftësitë e punës, fascilitim të aktiviteteve të të mësuarit përmes përvojës, shkathtësi në menaxhim dhe implementim të projekteve;
-Mbështetje modeste financiare për implementimin e projekteve të Vullnetarizmit Edukativ;
-Të jeni pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Vullnetarizmit Edukativ, që i’u ofron mundësinë të merrni pjesë në vizita studimore, konferenca dhe gara rajonale;
-T’i ekspozoni të rinjtë e komunës tuaj në aktivitete kulturore dhe mjedisore;
-Vlerësim të punës suaj, përfshirë dhe çertifikatë;
SI MUND TË APLIKOJ?
-Për të apilkuar ju lutem plotësoni Formën e Aplikimit të cilën e gjeni në këtë link http://apliko.toka-ks.org/form-view/39
Për t’u konsideruar aplikimi i juaj i vlefshëm:
1. Në formë të aplikimit ju duhet të cekni emrin e kolegut/es apo shoku/es me të cilën/en doni të jeni pjesë e programit.
2. Të njejtën formë aplikimi duhet të plotësoj edhe kolegu/ja juaj, shoku/shoqja të cilën/cilin ju e keni përzgjedhur për të qenë pjesë e programit. Edhe kolegu/ja, shoku,shoqja juaj duhet të përmend emrin tuaj në formë të aplikimit.
3. Plotësoni këtë formë aplikimi nga laptopi dhe plotësoni me kujdes informatat e kërkuara!
KUR ËSHTË DATA E FUNDIT PËR APLIKIM?
Data e fundit për aplikim është 06 qershor 2021!
SI DO TË BËHET PËRZGJEDHJA?
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtutjeshëm, ndërsa përzgjedhja finale do të bëhet në fillim të muajit gusht!
Përzgjedhja e Super-Mentorëve do të bazohet në këto kritere:
-Aplikimin në dyshe/çift (në formën të aplikimit ju duhet ta cekni emrin e personit me të cilin doni të jeni pjesë e këtij programi);
-Sigurimi i një hapësire të përshtatshme për mbajtjen e takimeve;
-Mbështetja nga Qendra Rinore/KVRL ose OJQ Lokale, në emër të së cilës aplikoni;
-Kualiteti i aplikimit;
-Balanci qytet/fshat;
-Balanci gjinor;
UNË KAM PYETJE, ÇFARË TË BËJ?
Për informata shtesë na kontaktoni në faqen e TOKAs dhe World Vision Kosova në Facebook ose në Instagram!
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.