SEZONA E 5-TË E KAMPEVE ËSHTË HAPUR!

28 Maj, 2019

TOKA është organizata e vetme në Kosovë e cila në vazhdimësi ka organizuar kampe rezidenciale që nga viti 2015, kështu duke shërbyer rreth 1000 të rinjë vetëm përmes kampeve.

Përvoja dhe ekspertiza jonë vazhdon të vlerësohet edhe nga jashtë!

Sivjet do të kemi partneritet edhe me Departamentin e Shtetit të Amerikës, Korporatën e Sfidave të Mileniumit (MCC), kompaninë globale Intel, me të cilët do të realizojmë një kamp të veçantë ndërkombëtar në Kosovë për shkencë dhe teknologji (STEAM Camp).

Ky kamp do të organizohet për 100 vajza adoleshente nga më shumë se 5 shtete të ndryshme të botës.

Poashtu, partneritet tona të tjera me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, USAID-it në Kosovë, Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), si dhe Ambasadën e Norvegjisë, do të rezultojnë në shumë kampe vendore, rajonale e ndërkombëtare që do të shërbejnë si platforma për aktivizëm rinor dhe qytetari aktive.

Kur është fjala te aktivizmi, ne jemi krenarë që sivjet do të kemi pjesëmarrës të kampeve të kaluara të cilët këtë verë do të shërbejnë si Edukatorë të Rinj të Kampeve dhe në mënyrë vullnetare do të përkrahin kampistat e rinj gjatë kampeve. Kjo është mënyra e këtyre të rinjëve se si kontribuojnë për komunitet!

Nëse dëshironi të përkrahni gjeneratat e reja të kampistëve me bursa, ju lutem klikoni këtu → https://www.globalgiving.org/projects/summer-camps-for-underprivileged-youth-in-kosovo/.

//Për më shumë informata rreth kampeve që ofrohen sivjet vizitoni web-faqen tonë http://toka-ks.org/Al/kampet/.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Nënshkruam kontratat me dy organizatat fituese të Fondit të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Kampi TOKA Jonë – Kulturë, gjuhë, argëtim dhe shoqëri.

Lexo më shumë

Kampet verore 2023 – Shtëpija e dytë e 126 të rinjve nga e gjithë bota

Lexo më shumë

Thirrje e hapur për projekte rinore!

Lexo më shumë

TOKA vendos Kosovën në hartën e vullnetarizmit evropian

Lexo më shumë

Rudina Zeqiri fillon shërbimin vullnetar në Lubeck të Gjermanisë për 13 muajt...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha