Duke u fokusuar në vendosjen e pjesës së fundit të keksit mbi një tjetër, një debatuese e re po flet ngadalë me një tjetër anëtare të ekipit, pasi ajo përpiqet të mos shkund dhe të thyejë kullën e keksave që ata po ndërtojnë. “Ja dolëm!” – të gjithë bërtasin të emocionuar, pasi që pjesa e fundit e kullës së keksave vendoset në vend dhe qëndron aty, nuk rrëzohet. Këto dhe aktivitete të tjera janë ato që ne i quajmë aktivitete “Lidhja dhe puna ekipore”. Ato ndihmojnë në krijimin e lidhjeve të reja miqësie midis njerëzve që nuk janë takuar kurrë më parë – lidhje e cila është një prej faktorëve vendimtar që ndikon direkt në përfundimin e projektit të përbashkët komunitar, si faza përfundimtare e të qenit një debatues në Klub.
“Nuk e kam menduar kurrë se puna në grup do të ishte kaq e vështirë, por është mirë që mësova aftësi të reja se si të trajtoj situata të ndryshme. Më pëlqen këtu dhe të jem rreth bashkëmoshatarëve të mi, të cilët janë vërtet të përkushtuar për të përmirësuar komunitetet tona duke bërë diçka vetë. Ndihem e fuqizuar” – thotë një debatuese e re ndërsa punon me ekipin e saj për një listë të problemeve që ata kanë identifikuar.
Tani janë më shumë se 350 debatues të rinj, të shpërndarë në 12 klube (12 shkolla në 6 komuna), të cilat kanë ngritur Klubet e Debatit – vende ku vullnetarët mësojnë aftësi të reja dhe gjithashtu përpiqen të kenë një ndikim pozitiv, për t’i përmirësuar gjërat, për moshatarët e tyre dhe komunitetet e tyre në tërësi. Tani në sezonin e dytë – në vjeshtë – ata po punojnë së bashku për të gjetur problemet e vërteta të bashkëmoshatarëve të tyre dhe përpiqen t’i rregullojnë ato me zgjidhje reale dhe praktike. Ndërsa sezoni i parë i programit të Klubit të Debatit u fokusua në analizimin dhe hulumtimin e problemeve lokale dhe më pas prezantimin e tyre tek përfaqësuesit e zgjedhur komunalë – me qëllim që ata të veprojnë sipas kërkesave të tyre të mirëmenduara, sezoni i dytë (vjeshta) do të fokusohet më shumë në ata në fakt bëjnë punën. Aktivitetet lehtësohen nga mentorët tanë, të cilët ofrojnë mbështetje logjistike dhe teknike për drejtuesit e Klubit për drejtimin e duhur të Klubit.
“Debatuesit tanë të rinj po mësojnë vazhdimisht aftësi të reja dhe po bëhen më të zëshëm me kërkesat e tyre për të përmirësuar komunitetet e tyre. Ata me të vërtetë po bëjnë shumë përpjekje për të bërë punën, dhe disa madje po marrin role drejtuese të Klubeve të tyre – gjë që tregon se ata ndihen të sigurt për të udhëhequr ndryshimin. Të rinjtë duan të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën e tyre
Nga bisedat me drejtorët e shkollave dhe zyrtarët komunalë, ata duken të kënaqur me progresin që po shohin te këta debatues të rinj. Të dy janë palë të interesuara në këtë projekt, ku shkollat ofrojnë mbështetje logjistike – vende takimi dhe nevoja të tjera, ndërsa komunat ofrojnë mbështetje financiare për këto Klube Debati.
Ndërsa debatuesit e rinj kalojnë nga puna me kullat e keksave në problemet e botës reale, është emocionuese të shohësh zgjidhjet krijuese që ata do të gjejnë, për të përmirësuar komunitetet e tyre.
Klubet e Debatit janë pjesë e projektit “Let’s Debate Change” financuar nga organizata zvicerane Solidar Suisse dhe zbatuar nga TOKA.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.