Pesë projekte të klubeve Super-Vullnetare janë implementuar në Podujevë, Prishtinë, Ferizaj dhe Skënderaj. Projektet kanë pasur një ndikim të rëndësishëm, duke përfituar mbi 1000 anëtarë të komunitetit.
Këto klube të Super Vullnetarëve kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në maratonën e projekteve të tyre, ku përmes të cilave kanë ofruar burime të vlefshme për zhvillim personal dhe arsimor.
Rajmonda Geci, Super-Vullnetare nga klubi “Hyjnorët” shprehet se për të ka qenë eksperiencë e veqantë që ka pasur mundësi të qëndroj për disa orë dhe të kaloj kohë kualitative me personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Skënderaj.
Pjesa më e bukur ishte se ata i pëlqyen ushqimet tona dhe zhvilluan aktivitetet argëtuese së bashku me ne nga të cilat u argëtuan shumë.
Më poshtë, gjeni më shumë informata rreth projekteve:
“Profesioni im, e ardhmja ime”
Klubi: “Alfa” në Shkollën “Kongresi i Manastirit”, Gllamnik – Podujevë
Numri i Super Vullnetarëve: 22
Problemi: Super Vullnetarët kanë informacione të pakta për profesionet që mund t`i zgjedhin për të ardhmen e tyre.
Zgjidhja: Motivimi i Super Vullnetarëve për të hulumtuar dhe kërkuar për profesionet e shekullit XXI dhe aftësitë që duhet t`i posedojnë
Arritjet: Ndërtimi i Këndit të Orientimit në Karrierë me një “Spiner rrotullues” me informacione për 50 profesione të ndryshme që janë më të kërkuarat në shekullin XXI. Ky rrotullues përmban të dhëna mbi shkathtësitë që Super Vullnetarët duhet t`i zhvillojnë për t`u punësuar në profesionet përkatëse.
Mësimet e marra: Super Vullnetarët kanë zhvilluar shkathësitë e hulumtimit, kanë zhvilluar punën dhe bashkëpunimin në grup.
Përfituesit nga projekti: 500 nxënës të shkollës.
________________________________________________________________________________________________________________
Klasa Verore në Shkollën “Zenit
Klubi: “Zenit” në Shkollën “Zenit”, Prishtinë
Numri i Super Vullnetarëve: 20
Problemi: Super Vullnetarët nuk posedojnë një klasë verore në shkollën e tyre.
Zgjidhja: Krijimi i një klase verore ku nxënësit e shkollës mund të zhvillojnë mësimin gjatë verës.
Arritjet: Krijimi i klasës verore dhe pajisja me ulëse dhe tabelë për të mbajtur shënime. Nxënësit kanë rregulluar vetë ulëset duke përdorur metalin dhe drurin. Pastaj kanë ngjyrosur ulëset dhe kanë vendosur një tabelë.
Mësimet e marra: Super Vullnetarët kanë zhvilluar shkathësitë e saldimit, punës me dru, ngjyrosjes dhe kanë zhvilluar punën dhe bashkëpunimin në grup.
Përfituesit nga projekti: 300 nxënës të shkollës, 100 mësimdhënës, 150 fëmijë nga komuniteti.
________________________________________________________________________________________________________________
“Ndikimi i trendeve të rrjeteve sociale në modelet e sjelljes”
Klubi: The New Borns, Prishtinë
Numri i Super Vullnetarëve: 30
Problemi: Super Vullnetarët shpenzojnë shumë kohë në rrjetet sociale duke injoruar ndikimet negative të tyre.
Zgjidhja: Sjellja e ndryshime pozitive duke promovuar ndërgjegjësimin e të rinjve rreth roli dhe ndikimit të trendeve në modelet e sjelljes në jetën e tyre.
Arritjet: Super Vullnetarët kanë mbajtur një panel diskutimi me profesionistë të fushës rreth ndikimit të rrjeteve sociale tek modelet e sjelljes së tyre. Përveq kësaj ata kanë shpërndarë posterë ne shesh dhe kanë qenë të ftuar në Radio Televizionin e Kosovës për të diskutuar mbi rëndësinë e përdorimit të duhur të rrjeteve sociale.
Mësimet e marra: Super Vullnetarët kanë zhvilluar shkathësitë e komunikimit, hulumtimit, dhe janë më kreativë.
Përfituesit nga projekti: 100 të rinj nga komuniteti.
________________________________________________________________________________________________________________
Rregullimi i lapidarit të Shkollës “Imri Halili”
Klubi: Super Stars, Gacke – Ferizaj
Numri i Super Vullnetarëve: 20
Problemi: Lapidari në Shkollën “Imri Halili” ka qenë shumë i dëmtuar.
Zgjidhja: Rregullimi i lapidarit dhe pastrimi i hapësirës përreth tij.
Arritjet: Super Vullnetarët kanë pastruar hapësirën përreth lapidarit. Ata gjithashtu kanë vendosur biografinë në Gjuhën Shqipe dhe Angleze të dëshmorit emrin e të cilit e mban shkolla. Ata e kanë rregulluar hapësirën edhe me ndriqim elektrikë për të cilin kanë asistuar punëtorët teknikë.
Mësimet e marra: Super Vullnetarët kanë zhvilluar shkathësitë e hulumtimit, komunikimit dhe janë më bashkëpunues.
Përfituesit nga projekti: 200 nxënës, 50 mësimidhënës, 100 anëtarë nga komuniteti
________________________________________________________________________________________________________________
Përgatitje e ushqimeve në Shtëpinë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare
Klubi: Hyjnorët, Skënderaj
Numri i Super Vullnetarëve: 15
Problemi: Të moshuarit në Shtëpinë e të moshuarve dhe pa përkujdesje familjare nuk kanë shpesh vizita.
Zgjidhja: Organizimi i takimeve me ta me qëllim që të kalojnë kohë kualitative.
Arritjet: Super Vullnetarët në bashkëpunim me familjarët e tyre kanë përgatitur ushqime tradicionale dhe i kanë dërguar në Shtëpinë e të moshuarve dhe pa përkujdesje familjare. Ata kanë qëndruar aty tërë ditën dhe gjithashtu kanë zhvilluar disa lojëra kreative së bashku.
Mësimet e marra: Super Vullnetarët kanë zhvilluar shkathësitë e gatimit, komunikimit dhe janë më empatikë.
Përfituesit nga projekti: 50 të moshuar.
Këta Super Vullnetarë kanë mbajtuar takime për rreth tetë muaj ku vetë kanë ardhur me idetë për projekte, kanë bërë analizimin e komunitetit duke identifikuar problemet që kanë nevojë për zgjidhje në komunitetin e tyre.
Rajmonda Geci, Super-Vullnetare nga klubi “Hyjnorët” shprehet se për të ka qenë eksperiencë e veqantë që ka pasur mundësi të qëndroj për disa orë dhe të kaloj kohë kualitative me personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Skënderaj.
Pjesa më e bukur ishte se ata i pëlqyen ushqimet tona dhe zhvilluan aktivitetet argëtuese së bashku me ne nga të cilat u argëtuan shumë.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.