Super-Qytetarët tanë fillojnë realizimin e ëndrrave të tyre të mëdha me projekte të vogla!

29 Prill, 2021

Këta të rinj implementuan plot 7 projekte dhe sollën 10 produkte për komunitetin e tyre!

Këtë më së miri na treguan Super-Qytetarët tanë, të cilët për muaj me radhë mbajtën takime virtuale dhe fizike duke punuar në ide për të dhënë kontributin e tyre në ndryshimin social. 

Si rezultat i këtyre takimeve të suksesshme, më poshtë mund të gjeni 10 produke të realizuara nga puna e mrekullueshme dhe e palodhshme e Klubeve të Super-Qytetarëve:

  1. Broshura për Ngacmimin Seksual, Super-Qyetarët Viti
  2. Posteri kundër Cyber Bullying, Super-Qytetarët Shtime
  3. Broshura për Bibliotekën e Qytetit, Super-Qyetarët Podujevë
  4. Stickers për Barazi Gjinore, Super-Qytetarët Prishtinë
  5. Murali Motivues, Super-Qytetarët Hani i Elezit
  6. Broshura kundër Bullizmit, Super-Qytetarët Kaçanik
  7. Poster për Motivimin e të Rinjëve, Super-Qytetarët Gjilan
  8. Broshura për Motivimin e të Rinjëve, Super-Qytetarët Gjilan

Për t’i implementuar këto projekte, të rinjtë tanë vunë në praktikë shkathtësitë e tyre të mendimit kritik e të zgjidhjes së problemeve. Në fund, ata arritën të realizojnë 7 produkte inovative.

Pavarësisht sfidave, përballjeve dhe vështirësive, këta të rinj ia dolën me sukses t’i japin diçka të vlefshme komunitetit të tyre. Ne përgëzojmë të gjitha Klubet për vullnetin dhe gatishmërinë e treguar për të sjellur tek ju këto produkte inovative. 

Klubet e Super-Qytetarëve Aktiv mundësohen nga Bashkimi Evropian dhe janë pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që është e financuar nga Agjensia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism” të implementuar nga CDF dhe TOKA.  

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Mundësi bashkëpunimi me Biznese për Ditën e Solidaritetit 2024!

Lexo më shumë

Përkrahësit e Rinisë në TOKA – Rriten e zhvillohen përderisa ndihmojnë ...

Lexo më shumë

Cilat janë përshtypjet dhe përjetimet e të rinjve në programet tona? 

Lexo më shumë

Ekosistemi i Vullnetarizmit Edukativ po zhvillohet në nivel lokal!

Lexo më shumë

Tregimi i Ditës së Solidaritetit – Njoftohuni me iniciativën me të cilë...

Lexo më shumë

Organizatat fituese të Fondit të Ditës së Solidaritetit po zbatojnë projektet...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha