Një nga Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit mund të jetë i yti!
NOMINO TANI!Driera i është bashkuar stafit të TOKAs në prill të vitit 2021, ajo tani është Koordinatore Seniore e Projektit, ku kontribuon në Ditën e Solidaritetit në Diasporë e kampe verore.
I ka përfunduar studimet në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe gjatë këtyre viteve është angazhuar si vullnetare, praktikante, asistente në organizatat e shoqërisë civile duke kontribouar në përmirësimin e komuniteteve dhe fuqizimin e të rinjve. Në vitin 2018, Driera është përzgjedhur njëra nga Vullnetaret e vitit nga Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit dhe Innovations Lab Kosovo, e këtë vullnet për të punuar me të rinjët po e sjell edhe në organizatën tonë.
Gjatë kohës së lirë, i pëlqen të lexoj, të shkruaj, të kaloj kohë kualitative me miq dhe së fundmi po e sfidon veten edhe në pikturim.
Pyetja e preferuar e Drierës që mund të duket kaq e lehtë por brenda përmban një copë sfide dhe mençuri të fshehur është: “Kur është hera e fundit që keni bërë diçka për herë të parë?”.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.