Një nga Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit mund të jetë i yti!
NOMINO TANI!Si Drejtore Ekzekutive, roli im është të përkujdesem që TOKA të ketë ndikimin më të madh në numrin më të madh të të rinjve në Kosovë. Kjo përfshinë përcaktimin e planit strategjik të organizatës, zhvillimin e bashkëpunimeve me palët kyçe të interesuara, si dhe menagjimin e ekipit udhëheqës të organizatës.
Pas afër 15 vitesh studim dhe punë në Angli dhe Danimarkë, u ktheva në vendlindje që të nisë TOKA-n, një organizatë që ka për qëllim përmirësimin e shoqërisë kosovare duke investuar në edukimin e rinisë.
Kam përfunduar studimet Bachelor dhe Master në London School of Economics and Political Science, në këtë të fundit, si mbajtëse e bursës prestigjioze British Council Chevening Scholarship.
Punësimi im i fundit para kthimit në Kosovë ishte si Drejtore e Menaxhimit të Produkteve në Egencia (Kompani e Expedia), ku kam drejtuar shumë projekte të mëdha dhe me shumë ndikim në biznesin global. Si Drejtore Ekzekutive e Oxford Leadership Academy (OLA), isha pergjegjëse për rritjen e konsulencës dhe bashkëpunimeve, duke përfshirë hapjen e zyrës së Oxford-it. Po ashtu, kam përvojë të gjerë në sektorin jo-fitimprurës, në projekte bazike dhe kërkime, përfshirë bashkëpunimin me Girls Scouts USA në zhvillimin e një program mbi udhëheqësinë për të rinj.
Jam rritur në një kohë të vështirë në Kosovë, gjatë viteve të 90-ta, megjithatë pata mundësinë të zhvillohem e të bëhem e suksesshme për shkak të mbështetjes së shumë njerëzve që më ndihmuan në ndërkohë. Dua ta kaloj atë ndihmë te gjeneratat e ardhshme tani, që pikërisht ata të përshpejtojnë zhvillimin e Kosovës me kontributet e tyre kur të rriten.
Thënia e preferuar: “Leadership is a potent combination of strategy and character. But if you must be without one, be without the strategy.’” – Norman Schwarzkopf, Jr
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.