Një nga Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit mund të jetë i yti!
NOMINO TANI!Njihun me Rinetën – koordinatore në Programin e Institucionalizimit në TOKA.
Rineta ka filluar rrugëtimin e saj me TOKAn në fillim të vitit 2021 si studente e Fakultetit të Edukimit në kuadër të Pilot Projektit “Mësimdhënësit e të Ardhmes”.
Ndërsa që nga fillimi i 2022-ës Rineta i është bashkuar familjes sonë, tani ajo është koordinatore e projektit në Programin e Institucionalizimit.
Rinetën e karakterizon personaliteti i dashur e socializues, zelli e përkushtimi në punë si dhe pasioni që ka për fushën e edukimit, të cilin përveç në TOKA e ushtron edhe në profesionin e mësimdhënëses!
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.