THIRRJA PËR ÇMIMIN RAJONAL TË VULLNETARIZMIT EDUKATIV 2023 ËSHTË HAPUR!

3 Korrik, 2023

ÇFARË ËSHTË ÇMIMI RAJONAL I VULLNETARIZMIT EDUKATIV?

Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ synon të njohë dhe vlerësojë punën e institucioneve arsimore, organizatave dhe grupeve jo-formale që punojnë me të rinjtë që po zhvillojnë projekte dhe aktivitete vullnetare me elemente edukative. Konkretisht, çmimi:

  • Vlerëson mësuesit e përfshirë në projekte që inkurajojnë nxënësit të angazhohen në qytetari aktive;
  • Vlerëson të rinjtë dhe përfaqësuesit e organizatave, grupeve joformale që kanë inkurajuar të rinjtë të përfshihen në qytetari aktive;
  • Siguron njohjen e institucioneve arsimore, organizatave dhe grupeve joformale që integrojnë më mirë mësimin kurrikular të nxënësve me veprime shërbimi që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve të tyre;
  • Ofron mbështetje teknike për aplikantët;
  • Mbledh praktika vullnetare që ndikojnë në zhvillimin e nxënësve dhe komunitetit në përgjithësi;
  • Promovon një kulturë të bazuar në angazhimin qytetar.


KUSH MUND TË APLIKOJË?

Këtë vit Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ është i hapur për dy kategori:

  • Shkollat
  • Organizatat ose grupet jo-formale që punojnë me të rinjtë.

Kushtet e kërkuara janë:

  1. Aplikimi është i  hapur për të gjitha shkollat (private ose publike) që kanë përfshirë nxënës në projekte vullnetare;
  2. Aplikimi është i  hapur për të gjitha organizatat ose grupet jo-formale që zhvillojnë projekte vullnetare që përfshijnë nxënës;
  3. Projekti me të cilin aplikoni duhet të jenë zbatuar gjatë vitit shkollor shtator 2022- qershor 2023.

PSE TË APLIKONI?

Përveç promovimit, shkolla, organizata ose grupi juaj jo-formal që do të marrë për punën tuaj inovative dhe prestigjin ka edhe një çmim financiar ose mirënjohje për tri projektet kryesore në dy kategori.

ÇMIMET

Kategoria e shkollave

Çmimi i parë – 500 EURO

Çmimi i dytë – Gota dhe certifikatë që përmend vendin e 2-të

Çmimi i tretë – Certifikatë që përmend vendin e 3-të

Kategoria e organizatave ose e grupeve joformale:

Çmimi i parë – 500 EURO

Çmimi i dytë – Gota dhe certifikatë që përmend vendin e 2-të

Çmimi i tretë – Certifikatë që përmend vendin e 3-të.

Gjithashtu, çdo vend pjesëmarrës do t’i vlerësoj gjysmëfinalistët përmes një Mirënjohjeje, të vulosur dhe nënshkruar nga partnerët e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ për Evropën Qendrore dhe Juglindore (CSEE SL).

Fondet nga vendet e para duhet të përdoren për të zhvilluar më tej projekte të Vullnetarizmit Edukativ në komunitetin tuaj.

SI TË APLIKONI?

Për të aplikuar, duhet të ndiqni këto hapa:

  1. Përpara se të plotësoni Formularin e Aplikimit, sigurohuni që të lexoni Termat dhe Kushtet për kategorinë që dëshironi të aplikoni. 

Për kategorinë e shkollave gjeni këtu Termat dhe Kushtet

Për kategorinë e organizatave ose grupeve-joformale gjeni këtu Termat dhe Kushtet

  1. Plotësoni formularin e aplikimit  për kategorinë që dëshironi të aplikoni. 

Për kategorinë e shkollave gjeni këtu Formën e Aplikimit

Për kategorinë organizatave ose grupeve-joformale gjeni këtu Formën e Aplikimit

  1. Bashkangjitni dëshmi dhe materiale mbështetëse në lidhje me projektin që po aplikoni si foto, video, broshura, etj.

KUR ËSHTË AFATI I FUNDIT?

Afati i fundit për aplikim është 16/08/2023.


KAM PYETJE, ÇFARË TË BËJ?Ju lutemi na dërgoni email në vullnetarizmiedukativ@toka-ks.org

Ky çmim organizohet nga Rrjeti i Vullnetarizmit Edukativ për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha