Aksioni “Karriera ime nga Zero në Hero” me synim për t’i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit të të rinjve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0, është një program tre-vjeçar i zbatuar nga Qendra për Punë Rinore (Serbi), Forumi MNE (Mali i Zi), CEM (Bosnjë dhe Hercegovinë), TOKA (Kosovë) dhe YSC (Shqipëri).
Ky projekt parashikon krijimin e modelit inovativ për të rinjë NEET (të pa përfshirë në edukim, punësim apo trajnim), duke ju dhënë aftësitë që kërkohen për punësim në të ardhmen e revolucionit digjital 4.0.
TOKA ju njofton për zgjatjen e thirrjes për propozime nga OShC-të aktive në programe për zhvillimin e rinisë. Shërbimet e modelit të punësimit të rinisë “të gjitha në një vend” që do të implementohen nga OShC-të përfshijnë:
1.Niveli A dhe B- Udhëzime në Internet për Aftësitë Digjitale
2.Niveli A i Aftësive Digjitale
3.Niveli B i Këshillimit në Karrierë
OShC-të e përzgjedhura duhet të ofrojnë një nga shërbimet në kuadër të modelit të punësimit të rinisë “të gjitha në një vend” . Kurrikula specifike është veqse e ndërtuar për secilin shërbim, ndërsa krahas formës së aplikimit, OShC-të duhet të krijojnë një program edukativ për shërbimet duke u bazuar në kurrikulën ekzistuese.
Aplikimet duhet të dërgohen në formë elektronike në këtë email: [email protected], me këtë referencë në subject: “Aplikimi për Thirrjen për Propozime “Karriera ime nga zero në hero”- Emri i Plotë i Aplikuesit/es.
Afati për dërgimin e aplikimeve është data 19 Maj 2021, në orën 10:00.
Pakoja e aplikimit me të dhëna të detajuara mund të gjindet në këtë link
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.