APLIKO për trajnim duke plotësuar formën e aplikimit më poshtë deri me 15 mars, 2019!
Shënim: Ju lusim që të aplikoni nga kompjuteri apo llaptopi.
RRETH PROJEKTIT
“T’i Fuqizojmë Vajzat” është program trajnues për vajza të klasave të 10ta dhe 11ta nga zonat rurale, që ka për qëllim rritjen e vetëbesimit dhe reziliencës nga presioni i shoqërisë si dhe mbyllja e hendekut që i parandalon ato të maksimizojnë mundësitë e tyre në tregun e punës por edhe përgjithësisht në shoqëri. Projekti zgjatë tre muaj, gjatë të cilëve vajzat nga zonat rurale do të trajnohen mbi katër tema shumë të nevojshme për zhvillimin e tyre personal dhe profesional:
– Rritjen e vetëbesimit dhe zhvillimin personal
– Të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe menagjimin e presionit nga shoqëria
– Orientimi në karrierë dhe zbulimi i talenteve
– Komunikim në biznis
ÇFARË PËRFITOJ UNË?
Zhvillim të shumë shkathtësive përmes trajnimit falas për 12 javë rresht dhe mundësi për punë praktike në zonën ku jetoj.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
Të drejtë aplikimi kanë vetëm vajzat nga zonat rurale të klasave 10të dhe 11të të cilat vijojnë mësimin në listën e shkollave më poshtë.
Gjimnazi “Gjergj Kastroti – Skënderbeu” – Drenas;
SH.M.T. “Skender Luarasi” – Suharekë;
Gjimnazi “Jeta e Re” – Suharekë;
Gjimnazi “Hivzi Sylejmani” – Fushë Kosovë;
Gjimnazi “Ulpiana” – Lipjan;
SH.M.L. “Mikste” – Shalë;
AFATI I I FUNDIT aplikim është me 15 mars, 2019! Ju lutem plotësoni formën më poshtë dhe klikoni APLIKO në fund.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.