TOKA MBAJTI NJË MBRËMJE BAMIRËSIE NË PARIS!

2 Dhjetor, 2018

Ne organizuam një mbrëmje bamirësie në Paris ku arritëm të mbledhim donacione në shumën 18,000 Euro!

Aty ishte prezent miku jonë Dr. Bernard Kouchner (Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë gjatë viteve 1999-2001), si dhe Ambasadori i Kosovës në Francë z. Qëndrim R. Gashi së bashku me rreth 50 miq nga Franca të cilët mësuan për rininë e Kosovës dhe mënyrat e ndryshme se si ata mund të kontribuojnë në përmirësimin e edukimit të rinisë në Kosovë.

Në mbrëmje kishte një ankand të librave dhe veprave artistike e artizanale të krijuesëve Kosovarë, përmes së cilave artistët, kreatorët e sportistët e Kosovës përkrahën TOKAn dhe edukimin e rinisë në Kosovë.

Mbrëmja u përmbyll me zërin e bukur të këngëtares së re por shumë të talentuar Erza Muqolli e cila ka qenë finalistja e emisionit të famshmëm “Franca ka talent”.

Këtu mund të shihni videon e mbrëmjes. 

Një falënderim i veçantë shkon për anëtarin tonë të bordit Arnaud Le Masne de Chermont për donacionin tij bujar dhe Arnaudin tani e konsiderojmë si Magjistar të TOKAs.

Falemnderit përzemërsisht të gjithë përkrahësit e TOKAs dhe kësaj mbrëmjeje!

**Falemnderit të gjithë krijuesëve kosovarë për donacionet në ankand Dukagjini International Bookstore //HUUMë //Jakup Ferri //Krenare Rugova //veneramustafa //Krenare Rakovica //I’m LU //Ilire Lepaja Postcards //Rron Qena //Faton Kryeziu Artwork //Arben Islami //Vjaskë //Gallery URA //Lorik Cana 5 Foundation //Veli Blakcori

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha