Në Kosovë shkollat janë të mbyllur për nxënës për më shumë se tre javë tani, si masë mbrojtëse nga përhapja e koronavirusit, por mësimi nuk ka ndaluar.
Mësimëdhënësit në Kosovë kanë punuar pa ndalë në muajin mars për të zhvilluar një program mësimi në distancë për nxënësit e tyre.
Jehona Gjurgjeala, e cila drejton Fondacionin e Kosovës për Zhvillimin e Rinisë, TOKA, ka qenë pjesë e ekipit punues që nga fillimi për prgramin e mësimit në distancë. Ajo më tutje tregon se roli i saj në koordinimin e mësuesve në këtë proces ka qenë i hollësishëm. “Projekti i mësimit elektronik në Kosovë ka treguar gjërat pozitive që mund të arrijmë kur punojmë së bashku për një kauzë,” tha ajo. “Megjithatë, ajo ka treguar gjithashtu se duhet të bëhet më shumë për të përmirësuar cilësinë tonë të mësimdhënies.”
Që nga mesi i marsit, Ministria e Arsimit ka bërë më shumë se 500 mësime në dispozicion të studentëve në Kosovë përmes platformës online të Ministrisë për mësimin elektronik, si dhe përmes platformës Kallxo.com dhe televizionit publik nga BIRN Kosova. Afro 300 prej këtyre mësimeve janë xhiruar me mësuesit shqiptarë në Prishtinë, dhe 200 sosh me mësues turq dhe boshnjakë që janë duke xhiruar mësimet nga Prizreni, ku jetojnë shumica e anëtarëve të këtyre komuniteteve.
Sipas Ministres Bajrami, departamentet komunale të arsimit të Kosovës kanë lëshuar udhëzime për të ndihmuar mësuesit që përpiqen të përshtaten me sistemin e ri online (internet).
Për më shumë informata mund të klikoni në vegzat më poshtë:
–https://kallxo.com/lajm/mesuesit-shtytje-per-vazhdimin-e-mesimit-online/
–https://prishtinainsight.com/teachers-make-the-push-for-distance-learning/
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.