Tregimi i Ditës së Solidaritetit Përmes Videos!

Në qershor të vitit 2023 u shënua një moment i veçantë i Solidaritetit përmes implementimit të projektit inovator, të realizuar për herë të parë në Kosovë. Projekti i Ditës së Solidaritetit mblodhi së bashku liderë të rinj, vullnetarë dhe biznese lokale për një përvojë të re dhe të paharrueshme.

Ky projekt është dokumentuar nëpërmjet një videoje, duke përcjellë kronologjinë dhe emocionet e një dite të veçantë. Në këtë video, mund të shihni përshtypjet e disa nga liderët dhe vullnetarët e përfshirë në këtë iniciativë, si dhe komentet e përfaqësuesve të bizneseve lokale.

“Dita e Solidaritetit më ka mundësuar që të shoh se si duket një vend i punës, një staf dhe si është të punosh me disa njerëz në një profesion të caktuar,” thotë një nga vullnetarët në video, kurse një lidere nga Akademia shprehet kështu: “Personalisht, puna që kemi bërë deri tash dhe do të vazhdojmë ta bëjmë deri në Ditën e Solidaritetit më pëlqen shumë dhe kemi pasur mundësinë të mësojmë shumë gjëra të reja”.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve tregojnë se si kjo ditë ka ndryshuar perspektivën e tyre në lidhje me bashkëpunimin me të rinjtë. Në fund të videos, jepet një mesazh i qartë se Dita e Solidaritetit ka lënë një ndikim thelbësor në të gjithë pjesëmarrësit.

Ky tregim nëpërmjet videos shpreh fuqinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit në ndërtimin e një komuniteti të fortë dhe të përbashkët.

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Regional Youth Cooperation Office (RYCO). Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Plot 47 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

Lexo më shumë

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha