Ditën e Solidaritetit e sollëm për herë të parë në Kosovë këtë vit, përmes punës së palodhshme të mbi 50 të rinjve që u angazhuan në Akademinë e Liderëve të Rinj. Këta liderë me shumë entuziazëm dhe punë lidhën të rinjtë e Kosovës me biznese tek të cilët punuan për një ditë, dhe kompenzimin e punës së tyre e dhuran për Fondin e Ditës së Solidaritetit. Fond i cili i jetësoj dy projekte rinore kuptimplotë.
Le të nisim nga fillimi – Cilat ishin disa nga të arriturat e Ditës së Solidaritetit?
Në vitin e parë të zbatimit të Ditës së Solidaritetit kemi arritur këto rezultate mbresëlënëse.
Çfarë ndodhi pas Ditës së Solidaritetit?
Për t’i dhënë edhe më shumë kuptim punës së palodhshme të vullnetarëve të kësaj Dite, hapëm thirrjen për Projekte Rinore që do të mbështeteshin nga Fondi i Ditës së Solidaritetit. Kjo thirrje ishte e hapur për Organizata Jo-Qeveritare të cilat punojnë në fushat e Shëndetit Mendor të të Rinjve dhe Fëmijëve me Nevoja të Veçanta. Ne pranuam plotë 15 aplikime nga OJQ entuziaste e tejet ambicioze. Ato që na lanë përshtypje për vizionin ishin Down Syndrome Kosova (DSK) dhe Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM). Çka më saktë bënë organizatat fituese?
DSK përmes projektit “Small Acts, Big Impact” organizoi 3 punëtori me 25 fëmijë me sindromë Down të cilët patën mundësi të përfitojnë në nxitje të të folurit dhe rritje të shkathtësive sociale dhe komunikuese. Punëtoritë u fokusuan në mbështetje vizuale për rutina (orare), zhvillimin të aftësive motorike dhe vizatim të çrregullt.
Ndërsa, QHPSM përmes projektit “Fjalorth Fuqizimi: Kronikat e shëndetit mendor në Kosovë përmes fjalëve të rinisë” përmes së cilit organizoi një trajnim 3 ditor me të rinj të moshave 16-24 vjeç nga e gjithë Kosova, të cilëve ju ofruar trajnim dhe udhëzim për të shkruar artikuj mbi shëndetin mendor. Përmes këtij trajnimi ata zhvilluan aftësi për të hulumtuar, shkruar dhe vlerësuar më mirë aspektet e ndërlidhura me këtë çështje të rëndësishme shoqërore.
Çka tash?
Dita e Solidaritetit kaloj kufijtë e pritshmërive tona, rezultatet e arritura po na insipirojnë të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për një Ditë të Solidaritetit më ndryshe e më gjithëpërfshirëse.
Së shpejti synojmë të shtojmë elemente të reja tek Dita e Solidaritetit – si bashkëpunimi me rininë e bizneset nga diaspora, shkollat e komunat e shumë të reja të tjera që do t’i mësoni së shpejti.
Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Regional Youth Cooperation Office (RYCO). Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.