Klubet e Debatit prezentojnë Dokumente me Rekomandime para zyrëtarëve komunal!

1 Nëntor, 2023

Pjesëmarrësit e Klubeve të Debatit e nisën ciklin e tyre të takimeve javore përmes eksplorimit të komunitetit dhe intervistave me qytetarë. Si rezultat morrën përshtypje e përgjigjje nga komuniteti lidhur me shqetësimet e tyre në raport me vendin ku jetojnë. 

Me synimin në mendje që të avokojnë tek kryetarët e zyrtarët komunal, këta të rinj përpiluan një Dokument me Rekomandime ku shfaqën nevojat e shqetësimet e komunitetit dhe ofruan zgjidhje për këto probleme. Pjesëmarrësit u ulën në karriget e vendimmarrësve të komunës, më saktë në Asamble Komunale dhe prezentuan këto dokumente para kryetarëve komunal. 

Të rinjtë e 12 Klubeve në komunat e Istogut, Pejës, Deçanit. Klinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit u zotuan të bashkëpunojnë me komunën në zgjidhjen e këtyre problemeve, qoftë përmes përfshirjes në qeverisje lokale, por edhe përmes zgjidhjes së tyre përmes zbatimit të projekteve vullnetare. 

Klikoni në këtë link për të parë këto Dokumente të Rekomandimeve. 

Klubet e Debatit janë pjesë e aktiviteteve të projektit “Let’s Debate Change”, i cili përkrahet nga organizata zvicerane Solidar Suisse Southeast Europe dhe implementohet nga TOKA.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Mundësi bashkëpunimi me Biznese për Ditën e Solidaritetit 2024!

Lexo më shumë

Përkrahësit e Rinisë në TOKA – Rriten e zhvillohen përderisa ndihmojnë ...

Lexo më shumë

Cilat janë përshtypjet dhe përjetimet e të rinjve në programet tona? 

Lexo më shumë

Ekosistemi i Vullnetarizmit Edukativ po zhvillohet në nivel lokal!

Lexo më shumë

Tregimi i Ditës së Solidaritetit – Njoftohuni me iniciativën me të cilë...

Lexo më shumë

Organizatat fituese të Fondit të Ditës së Solidaritetit po zbatojnë projektet...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha