Si pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj, një grup rinorësh ambicioz kanë organizuar një fushatë për fuqizimin e vullnetarizmit përmes Ditës së Solidaritetit me qëllim për të përmirësuar kulturën e vullnetarizmit të rinjve dhe aktivizmit qytetar.
Si rezultat, Liderët e Rinj përpiluan një Dokument me Rekomandime për personat që mirëmbajnë platformën KoVo – e cila është platforma e parë e bashkimit të vullnetarëve në Kosovë. KoVo si platformë është falas ku organizatat jofitimprurëse mund të postojnë mundësitë për vullnetarizëm dhe vendi ku vullnetarët e pasionuar dhe të shkathët mund të gjejnë mundësinë për të huazuar talentin dhe kohën e tyre.
Duke besuar në misionin e KoVo dhe duke besuar në fuqinë e vullnetarizmit e rëndësinë e vlerësimit të këtij angazhimi kuptimplotë, Liderët e Rinj përgatitën këtë dokument të detajuar me sugjerime, për të mësuar më shumë lexoni dokumentin në këtë link.
Përveq rekomandimeve për KoVo, këta të rinj të zellshëm poashtu përgatitën rekomandime për Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit rreth ligjit të rinisë. Për të parë qështjet që kanë ngritur, klikoni në këtë link.
Akademia e Liderëve të Rinj është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Regional Youth Cooperation Office (RYCO). Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.