Thirrje e hapur për projekte rinore!

25 Gusht, 2023

Akademia e Liderëve të Rinj të TOKAs fton të gjitha organizatat jo-qeveritare të aplikojnë në thirrjen e hapur për financim të projekteve rinore nga Fondi i Ditës së Solidaritetit.

Fondi i Ditës së Solidaritetit është fond i ngritur gjatë punës vullnetare të 275 vullnetarëve të rinj në 25 biznese dhe nga 5 sponsorizues për këtë projekt vullnetar. Dita e Solidaritetit u organizua për herë të parë në Kosovë nga Akademia e Liderëve të Rinj të TOKAs në qershor të këtij viti. Liderët e Akademisë dhe TOKA ofrojnë gjithsej 4,253 Eur nga ky Fond për dy projekte fituese me fokus në këto dy fusha:

  • Shëndet mendor i të rinjve,
  • Fëmijët me nevoja të veçanta.

Thirrja është e hapur për të gjitha organizatat jo-qeveritare të cilat:

  • Janë të regjistruara dhe aktive në Kosovë,
  • Zbatojnë projekte dhe aktivitete ose në fushën e shëndetit mendor të të rinjve ose atë të kujdesit të fëmijëve me nevoja të veçanta,
  • Dëshirojnë të përmirësojnë komunitetin.


Vëmendje të veçantë do t’ju kushtohet projekteve me elemente të vullnetarizmit dhe/apo përfshirjes së institucioneve lokale/qendrore në aktivitetet e tyre.

2 idetë më të mira që përzgjidhen do të mbështeten me këto shuma:

  • OJQ me projektin për shëndetin mendor të të rinjve me 2,126.50 Eur
  • OJQ me projektin për fëmijët me nevoja të veçanta me 2,126.50 Eur.

Periudha e zbatimit të projekteve është 15 shtator – 31 tetor 2023


Para aplikimit, ju ftojmë të lexoni me vëmendje dokumentin Termat & Kushtet.

Afati për të dërguar dokumentet e mëposhtme, me të cilin ju zyrtarisht bëheni pjesë e përzgjedhjes për mbështetje nga Fondi i Ditës së Solidaritetit është 3 shtator, ora 23:59 tek [email protected]

Formulari i Aplikimit

Formulari i Buxhetit

Nëse mendoni se projekti tuaj do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit mendor të të rinjve apo në fushën e fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë, atëherë aplikoni tani!

Për informata shtesë, kontaktoni në +383 38 704 560 apo [email protected]

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Regional Youth Cooperation Office (RYCO). Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë

Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

Lexo më shumë

Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në...

Lexo më shumë

Kampi Ndërkombëtar i Aventurës: Grumbullim i Kulturave dhe Aventurave Globale...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha