Një nga Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit mund të jetë i yti!
NOMINO TANI!Panelet e Konferencës
Konferenca Rajonale e Vullnetarizmit Edukativ pritet të mbledhë përfaqësues dhe pjesëmarrës nga shtete si Argjentina, Rumania, Sllovakia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, në një ngjarje një-ditore ku do të trajtohen tema dhe çështje lidhur me Vullnetarizmin Edukativ.
Në konferencë do të jenë dy raunde me panelistë ndërkombëtarë me këto tema:
1. Paneli i parë do të trajtojë temën se përse është i nevojshëm Vullnetarizmi Edukativ për të tashmen dhe të ardhmen e edukimit” me fokus në përfshirjen e të rinjve në Vullnetarizmin Edukativ. Kjo temë do të diskutohet thellësisht nga panelistet pjesëmarrëse:
Elvira Hadzibegovic, Drejtore e përgjithshme në Forum MNE nga Mali i Zi
Jehona Gjurgjeala, Drejtore në TOKA nga Kosova
Afërdita Gjoni, nga Fondacioni Mary Ward Loreto nga Shqipëria.
Ky panel do të moderohet nga Alzbeta Brozmanova Gregorova, e cila është Profesoreshë e Asociuar në Universitetin Matej Bel dhe Presidente në Platformën e Qendrave dhe Organizatave të Vullnetarëve.
2. Paneli i dytë i kësaj konference do të ketë në fokus pedagogjinë e Vullnetarizmit Edukativ si zhvillim i thellësishëm, shërbyes dhe profesional i mësimdhënësve, me fokus shkollën dhe mësimdhënësit. Kjo temë do të trajtohet nga:
Edina Malkic, Drejtore në Asociacionin Ndërkombëtarë të “Shkollave të Hapura”(MIOS) nga Bosnje dhe Hercegovina
Simina Bejenaru, Mësuese dhe fasilitatore në Transylvania College nga Rumania
Bojana Peric Prkosovacki, Kolping Society of Serbia nga Serbia.
Ky panel do të moderohet prej Anca Gaidos, Drejtore në Fondacionin New Horizon nga Rumania.
Punëtoritë e Konferencës
Gjatë Konferencës do të mbahen tri punëtori të cilat synojnë që të informojnë dhe të diskutojnë me pjesëmarrësit më shumë rreth Metodologjisë së Vullnetarizmit Edukativ.
Temat e punëtorive do të jenë:
“Çfarë është shërbimi në kontekstin e COVID-19?”, të udhëhequr nga Edina Malkic;
“Përse pjesëmarrja e nxënësve në aktivitete të Vullnetarizmit Edukativ ka rëndësi të madhe?”, të udhëhequr nga Rreze Hoxha, Menaxhere e Programit në TOKA; si dhe
“Dua të filloj të praktikoj Vullnetarizëm Edukativ – cilat janë hapat e mia të para?”, të udhëhequr nga Anca Gaidos.
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumetit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.