*MBYLLUR* BËHU PJESË E DITËS SË SOLIDARITETIT NË DIASPORË!

9 Tetor, 2023

Pas organizimit tejet të suksesshëm të Ditës së Solidaritetit në vitin 2023 në Kosovë, kemi filluar me planifikimin e kësaj dite edhe në diasporë për vitin 2024. Si rezultat po shpallim thirrjen e hapur për të gjithë të rinjtë nga diaspora që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj iniciative mirësie dhe inovative.

Çka është Dita e Solidaritetit?

Partneritet në mes të rinisë dhe bizneseve për të mirë të komunitetit. Të rinjtë punojnë në biznese për një ditë dhe dhurojnë pagën e tyre në Fondin e Ditës së Solidaritetit me të cilin përkrahen kauza rinore të përzgjedhura nga të rinjtë.

Apliko tani për t’u bërë pjesë e aventurës të Ditës së Solidaritetit në diasporë!

Kush mund të aplikoj?

  • Je entuziast/e për të sjell ndryshime pozitive në Kosovë;
  • Je i ri/ e re e 18-28 vjeç nga diaspora;
  • Je i/e gatshme të punosh një ditë në një biznes, dhe pagën tende t’ia dedikosh Fondit të Solidaritetit;

Si mund të aplikoni?

Apliko tani për punëtorinë përgatitore që do të mbahet në Kosovë në dhjetor 2023 duke e plotësuar formën në këtë link deri me 22 tetor 2023.

Vendet do të plotësohen sipas rendit të aplikimit – andaj nxito dhe apliko SOT!

Çfarë do të ndodhë më pas?

Pas pranimit të aplikimit tuaj, për të gjithë hapat e mëtejmë ju do të njoftoni nga stafi i TOKA.

Për informata shtesë  kontaktoni në +383 49 569 800 në Viber apodhe WhatsApp, apo në [email protected].

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Regional Youth Cooperation Office (RYCO). Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Të Rinjtë!

Lexo më shumë

Fuqizimi i të Rinjve: Mjeti për Matjen e Mbështetje së Projekteve të Vullneta...

Lexo më shumë

*MBYLLUR* Pozitë e Hapur: Apliko për Koordinator/e i/e Projektit!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha