TOKA vendos Kosovën në hartën e vullnetarizmit evropian

11 Gusht, 2023

Për herë të parë në historinë e shtetit tonë, TOKA organizon Ditën e Solidaritetit me rezultate mbresëlënëse. 

6 ditë punë vullnetare (2, 3, 5, 8, 9 dhe 10 qershor)

275 vullnetarë të angazhuar

25 biznese me 4,332 Eur të ngritura për Fondin e Ditës së Solidaritetit

14 sponsorizues në forma të ndryshme

55 liderë të rinj të angazhuar

Bizneset Partnere

Bizneset partnere janë shtyllë kryesore e këtij projekti, pa të cilët vullnetarët nuk do të mund të kontribuonin në komunitet. Për vitin 2023, 25 biznese partnere në Ditën e Solidaritetit kishim:

  • Shtëpia Botuese “Dukagjini”
  • HIB Petrol
  • Banka për Biznes
  • Viva Fresh Store
  • Hallakate
  • Meridian & SPAR
  • Terranova
  • OJQ X Trailers
  • Taunita Foods
  • KIVO 
  • Plus Market
  • Bubble Pub
  • Bear Sanctuary
  • Hotel Emerald
  • Kutia
  • Pro Real Estate
  • MiniMe
  • New Born Brew
  • Anibar
  • Bagolina
  • Kralini
  • OJQ EcoZ
  • Hobs Education
  • Sogody
  • Britton’s Language Training Hub

Për të kuptuar më shumë mbi përvojën e tyre, ne kemi pyetur përfaqësuesit e këtyre bizneseve mbi përvojën e tyre në Ditën e Solidaritetit dhe kemi pranuar përgjigje shpresëdhënëse për të ardhmen e këtij projekti!

Të pyetur mbi motivimin e tyre për t’ju bashkuar këtij projekti, 90% e bizneseve deklaruan se dëshira për të mbështetur një kauzë bamirëse i ka shtyrë të bëhen pjesë e Ditës së Solidaritetit, ndërsa 80% deklaruan se dëshira për të inkurajuar punën vullnetare tek të rinjtë kosovarë ishte shtysa kryesore. 

Sa i përket vullnetarëve të angazhuar në Ditën e Solidaritetit, 94% e bizneseve vlerësuan përzgjedhjen dhe përgatitjen e tyre nga stafi i TOKAs si të shkëlqyeshme, 92% e tyre u ndanë tejet të kënaqur me cilësinë e vullnetarëve, si dhe 91% deklaruan se performanca e vullnetarëve gjatë Ditës së Solidaritetit ka qenë shumë e mirë. 

Sipas bizneseve, stafi organizues i TOKAs ka bërë një punë shumë të mirë në organizimin e këtij projekti, dhe 97% e tyre e vlerësuan përvojën e tyre direkte me TOKAn si të shkëlqyeshme. 

Për më tepër, 80% e bizneseve të pyetura shprehën dëshirë për t’u përfshirë në Ditën e Solidaritetit 2024, me 70% të tyre të gatshëm të kenë një angazhim të ngjajshëm me atë të 2023 dhe 30% të cilët parashohin bashkëpunim akoma më ambicioz se ai i vitit 2023. 

Vullnetarët

Përfundimi më i qartë i këtij projekti është se të rinjtë kosovarë janë tejet të motivuar për të dhënë kontribut përmes punës vullnetare. Në vetëm disa javë ne kemi pranuar mbi 1,000 aplikime nga të rinj nga mosha 13 deri në 34 vjeçare, të cilët vijnë nga 28 komuna brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët janë nxënës të shkollës së mesme të lartë, studentë në universitet publik apo institucione private, të cilët janë të punësuar, por edhe të cilët janë veçse të punësuar por kanë vullnet të hatashëm! 

Përpos që të gjithë 275 vullnetarë e angazhuar u certifikuan nga TOKA, ne morëm përshtypjet e tyre mbi Ditën e Solidaritetit. 

Së pari, ne i pyetëm ata “Pse kaq shumë të rinj aplikuan të jenë pjesë e Ditës së Solidaritetit?”

90% e vullnetarëve tanë deklaruan se dëshira për të kryer punë vullnetare ka qenë motivimi kryesor për angazhimin e tyre në Ditën e Solidaritetit, kurse 83% e vullnetarëve thanë se ajo që i shtyu të aplikojnë ka qenë dëshira për të mbështetur një kauzë bamirëse.

Në pyetjen “Si ishte përvoja e tyre me bizneset?”, 70% e vullnetarëve vlerësuan përvojën me stafin e bizneseve gjatë Ditës së Solidaritetit si të shkëlqyeshme. 

Ndërsa, për organizatorët e këtij projekti, 83% e vullnetarëve thanë se përvoja me stafin e TOKAs para dhe gjatë Ditës së Solidaritetit ka qenë e jashtëzakonshme.

Përvoja e tyre në vitin 2023 ka qenë aq e mirë sa që pothuajse 100% e vullnetarëve (99%) deklaruan se do ta rekomandonin Ditën e Solidaritetit tek shoqëria e tyre. 80% e vullnetarëve planifikojnë të aplikojnë në Ditën e Solidaritetit 2024, ndërsa 70% e tyre dëshirojnë të aplikojnë për Akademinë e Liderëve të Rinj në mënyrë që ata vetë të organizojnë Ditën e Solidaritetit në të ardhmen.  

Këto rezultate na motivojnë për të vazhduar tutje me organizimin e Ditës së Solidaritetit 2024 e të jetë ajo akoma më interesante e më rritëse për të rinjtë e Kosovës. 

Liderët e Rinj të Akademisë

Pas 2 trajnimeve nismëtare me 70 pjesëmarrës të rinj, pas 7 punëtorive përgatitore, pas gati se 70 takimeve me biznese, organizata vendore dhe ndëkombëtare, hisedarë të nivelit lokal dhe qendror, udhëheqëse shkollash, etj., Liderët e Rinj të Akademisë përfundojnë misionin e tyre 8 mujor!

Dita e Solidaritetit angazhoi 55 Liderë në 7 komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët si bleta punëtore u kujdesën për 275 vullnetarët tanë. 

Ky rrugëtim nuk përfundoi pa shumë mësime të nxjerra.

61% e Liderëve fuqimisht besojnë se Trajnimi Nismëtar është përvoja më e dobishme e Akademisë, dhe 73% e tyre besojnë se kanë mësuar më së shumti nga përvoja e tyre në angazhimin logjistik në Ditën e Solidaritetit përgjatë këtyre muajve. 

Që nga nëntori i vitit të kaluar, 43% e Lliderëve potencuan se kanë vërejtur tek vetja zhvillim të jashtëzakonshëm të shkathtësive të komunikimit, të menaxhimit të kohës, të ekipit, të detyrave, negocimit, shkathtësi administrative, logjistike dhe ato të menaxhimit të vullnetarëve përmes angazhimit në Akademinë e TOKAs.

Kur Liderët krahasuan përvojën e tyre në Akademi me përvojat e tjera trajnuese/vullnetare, 68% e tyre thanë se Akademia e Liderëve të Rinj ishte përvojë shumë më e mirë sesa përvojat e tjera në të cilat kanë marrë pjesë më parë.

Por, çfarë e ka bërë këtë përvojë kaq të veçantë?
95% e Liderëve vlerësojnë  stafin organizativ të TOKAs si të shkëlqyeshëm dhe qasjen e tyre në këtë projekt si një shtysat kryesore të angazhimit. Sipas tyre, Akademia e Liderëve të Rinj dhe Dita e Solidaritetit është projekt i rrallë rinor në Kosovë për disa arsye. Ai qëllim të qartë, sfidues, inovativ, me kohë të gjatë implementimi, me elemente të padëgjuara për ta më parë, me shumëllojllojshmëri të detyrave, dhe me mundësi për krijim të shoqërive të reja që edhe pas mbarimit të Akademisë po vazhdojnë.

Veçantitë e kësaj përvoje i shtynë ata të deklarojnë se 70% e tyre do ta rekomandojnë fuqishëm Akademinë e Liderëve të Rinj tek shoqëria e tyre si përvojë domethënëse dhe rritëse. Ndërsa, gjysma e tyre dëshirojnë të aplikojnë përsëri të jenë pjesë e Akademisë edhe për një vit.

Liderët e Rinj dhanë poashtu ide se si Akademia mund të përmirësohet për gjeneratat e reja dhe shumë shpejt do të hapet thirrja për Gjeneratën e 2-të të kësaj Akademie, e cila që në vitin e saj të parë bëri bujë me suksese në fushën e vullnetarizmit rinor të padëgjuara më parë në vendin tonë!

Sponsorizuesit e Ditës së Solidaritetit

Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorizuesve tanë, të cilët i falenderojmë jashtëmase:

  • Shtëpia Botuese “Dukagjini”
  • Prishtina Mall
  • Rezniqi
  • Hallakate
  • Interex
  • Oxygen Show
  • Leo Print
  • Ujë Rugove
  • Jaffa Plus
  • Foundation Humanitarian for Empowerment
  • Pasta Fasta
  • Rilokimi
  • Gjirafa
  • Tenda Ardi

Donatorët e Ditës së Solidaritetit

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Regional Youth Cooperation Office (RYCO). Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Falenderojmë donatorët e këtij projekti për mbështetjen e tyre të vazhdueshme!

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë

Projekti “Rinia për Podujevën” përmbyllet me sukses të jashtëzako...

Lexo më shumë

Filloi me shumë entuziazëm zbatimi i projektit “Të rinjtë për Podujevën”!

Lexo më shumë

Mundësi bashkëpunimi me Biznese për Ditën e Solidaritetit 2024!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha