*Nga matja e ujit deri te ruajtja e tij: Trajnimi i Liderëve për Modulin e Dytë të Ujit

31 Gusht, 2026

Në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondation Akuo, TOKA organizoi trajnimin e liderëve për zbatimin dhe organizimin e Modulit të Dytë të Ujit. Trajnimi synoi të forcojë njohuritë dhe aftësitë e liderëve, duke i përgatitur ata për zhvillimin e aktiviteteve me Super-Vullnetarët në klubet e tyre.

Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte prezantimi dhe testimi i Kalkulatorit të Ujit, një mjet interaktiv i krijuar për t’i ndihmuar të rinjtë të kuptojnë më mirë konsumin e ujit dhe ndikimin e zakoneve të përditshme. Liderët mësuan se si përdoret kalkulatori dhe si mund ta integrojnë atë në takimet e klubeve, duke ua përcjellë më pas njohuritë dhe përvojën e fituar Super-Vullnetarëve.

Përmes aktiviteteve praktike dhe mjeteve inovative, projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së ujit dhe t’i fuqizojë ata që të ndërmarrin veprime dhe të avokojnë për përdorimin e tij të përgjegjshëm në familjet, shkollat dhe komunitetet e tyre.

Ky projekt mbështetet nga Fondation Akuo.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*Nga matja e ujit deri te ruajtja e tij: Trajnimi i Liderëve për Modulin e Dy...

Lexo më shumë

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Lexo më shumë

Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 ap...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZ...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë
Shiko te gjitha