Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

7 Gusht, 2026

Në Kosovë ka shumë ndryshimtarë që e shohin përmirësimin e komunitetit si përgjegjësi personale, andaj besojmë se kontributi i secilit duhet të vlerësohet dhe të shpërblehet, veçanërisht kur vjen në formën e punës vullnetare. 

Pas dy edicioneve të suksesshme të cilat kanë sjellë në vëmendje dhjetëra histori frymëzuese dhe kanë mobilizuar mbështetje të gjerë nga institucione, organizata dhe partnerë të ndryshëm, këtë vit po e vazhdojmë për herë të tretë fushatën dhe ngjarjen e ndarjes së Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit 2026, me të njëjtin synim: mirënjohjen, promovimin dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në vullnetarizëm në Kosovë. 

Kjo fushatë përfshin të rinjtë, individët, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike, të cilët kontribuojnë në komunitet në forma të ndryshme, me fokus të veçantë në kontributin përmes punës vullnetare. 

Në këtë edicion do të ndahen 7 çmime të ndara në 2 kategori:


Kategoria A – TË RINJTË, ka këto çmime për 3 të rinj:

  1. Vullnetari/ja i/e Vitit
  2. Vullnetari/ja Guximtar/e i/e Vitit
  3. Vullnetari/ja në Ngritje i/e Vitit

Para se të filloni nominimet, ju lutem lexoni këtu Termat dhe Kushtet për të gjitha informatat që ju nevojiten.

Klikoni në këtë link për të bërë nominimin tuaj: Nominimet për Kategorinë A

Kush mund të nominohet (Kategoria A)?

  • Për çmimet 1-2, mund të nominohen individë të grupmoshës 15-29 vjeç;
  • Për çmimin 3 mund të nominohen individë të grupmoshës 15-18 vjeç.

Kategoria B – PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT, ka këto çmime për këta hisedarë:

  1. Biznesi më Përkrahës i Vitit – lexoni Termet dhe Kushtet këtu, ndërsa bëni nominimin tuaj KËTU.
  2. Përfaqësuesi/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit – lexoni Termet dhe Kushtet këtu, ndërsa bëni nominimin tuaj KËTU.
    1. (Nominimi për çmimin “Përfaqësuesi/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit” mund të bëhet edhe në gjuhen angleze. Termet dhe Kushtet në gjuhën angleze, linku për nominim KËTU.)
  3. Figura Publike më Përkrahëse e Vitit – lexoni Termet dhe Kushtet këtu, ndërsa bëni nominimin tuaj KËTU.
  4. Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit – lexoni Termet dhe Kushtet këtu, ndërsa bëni nominimin tuaj KËTU.

Kush mund të nominohet (Kategoria B)?

  • Për çmimin 1 mund të nominohen bizneset që janë të regjistruara dhe veprojnë në Kosovë;
  • Për çmimin 2 mund të nominohen përfaqësues nga diaspora që jetojnë në diasporë;
  • Për çmimin 3 mund të nominohen figura publike që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe që nuk asociohen apo përfshihen në politikë;
  • Për çmimin 4 mund të nominohen individë që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe që kanë dhënë kontribut minimumi 10 vite.

*Vini re, do të vlerësohet kontributi i dhënë vetëm gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026 (përpos çmimit “Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”).

*Afati për të nominuar për të gjitha kategoritë dhe çmimet është 25 tetor 2026, ora 23:59*

Për informata shtesë, kontaktoni në [email protected]  apo +383 49 569 800

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; programi Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Lexo më shumë

Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 ap...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZ...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha