Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!
Në shënim të 10-vjetorit të TOKA-s, lansuam Bursën “LULËZOJNË”, përmes të cilit po e kthejmë mbështetjen që kemi marrë, duke investuar tek ata që kanë më së shumti nevojë. Më 12 qershor 2025, mbi 200 mysafirë u bashkuan në Natën Gala të TOKA-s – një mbrëmje frymëzuese për të festuar potencialin e të rinjve dhe angazhimin tonë të përbashkët për arsimimin. Me mbështetjen tuaj, ky vizion u bë realitet. Ky është momenti kur “LULËZOJNË” nisi udhëtimin e tij! Bursa “LULËZOJNË” fuqizon të rinjtë e Kosovës që janë gati të përparojnë, por përballen me pengesa financiare. Këta studentë janë ndryshues të komunitetit, të motivuar pakademikisht dhe të gatshëm të rikthejnë kontributin. Çdo bursë siguron deri në €1,000 për të mbuluar shpenzimet e shkollimit, akomodimin, materialet e studimit dhe shpenzimet esenciale – duke mundësuar që fituesit të përqendrohen plotësisht në arsimimin e tyre dhe ndikimin në të ardhmen. €23,500 u grumbulluan nga bizneset, diaspora dhe donatorë individualë, duke siguruar 22 bursa duke përfshirë bursa për vajza të reja, të rinj nga zonat rurale dhe studentë të vitit të parë.
Bursa “LULËZOJNË me ISA Consulting Group” – përfituan 11 studentë të vitit të tretë në fushën e IT-së, të mbështetur nga ISA Consulting Group. Isa Consulting Group është kompani me seli në Tampa, Florida, që ofron shërbime në fushën e konsulencës dhe teknologjisë në Amerikën e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor. Klikoni këtu për tu njohur me bursistët e LULËZOJNË x ISA Consulting Group
Bursa “LULËZOJNË me Mehmet Gjevori” – përfituan 2 studente femra nga zonat rurale, të pasionuara për edukimin, ligjin, gjuhën shqipe dhe vullnetarizmin, të mbështetur nga Familja Xharra. Mehmet Gjevori ishte një figurë e rëndësishme e arsimit dhe kulturës shqiptare, i njohur për pasionin e tij ndaj arsimit dhe dashurinë për gjuhën shqipe. Qëllimi i kësaj burse: të nderojë trashëgiminë arsimore dhe kulturore të Mehmet Gjevorit dhe të fuqizojë vajzat e reja përmes arsimit. Klikoni këtu për tu njohur me bursistet e LULËZOJNË x Mehmet Gjevori
Bursa “LULËZOJNË me Fatlinda Drejta-Karahoda” – përfituan 3 studente femra në farmaci, mjekësi, kimi ose shkenca natyrore, të mbështetur nga Jehona & Era Gjurgjeala. Fatlinda Drejta-Karahoda ishte një farmaciste e dalluar, me një pasion të veçantë për arsimin. E njohur për zemërgjerësinë e saj, ajo mbështeti me përkushtim nxënësit, kolegët dhe familjarët. Qëllimi i bursës: të nderojë shembullin e një gruaje profesioniste dhe lidere në shkencë, dhe të fuqizojë gjenerata të reja të vajzave lidere në shkenca natyrore. Klikoni këtu për tu njohur me bursistet e LULËZOJNË x Fatlinda Drejta-Karahoda
Bursa “LULËZOJNË me Innovative Solutions” – përfitoi 1 studente e vitit të tretë në FIEK, e cila përfiton gjithashtu nga një praktikë profesionale në kompani, e mbështetur nga Innovative Solutions. Innovative Solutions është një kompani e themeluar në vitin 2019 me seli në Bruksel, që zhvillon softuerë të avancuar. Ajo operon në Evropë dhe SHBA, duke ofruar zgjidhje teknologjike të personalizuara për klientët. Klikoni këtu për tu njohur me bursisten e LULËZOJNË x Innovative Solutions
Bursa të hapura – përfituan 5 studentë pa një profil të caktuar, siç është kërkuar nga donatorët, të mbështetur nga ALSA UK, VLERA, Betim Deva dhe Flutra Osmani dhe donatorë të tjerë individualë. Qëllimi i bursës: Të fuqizojë të rinjtë nga komunitetet më të paprivilegjuara në Kosovë dhe të ofrojë mundësi për përparim përmes arsimit dhe përfshirjes sociale. Klikoni këtu për tu njohur me bursistët e bursave të hapura "LULËZOJNË"
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.