Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

1 Qershor, 2026

Bursa “LULËZOJNË me Fatlinda Drejta-Karahoda” – përfituan 3 studente femra në farmaci, mjekësi, kimi ose shkenca natyrore, të mbështetur nga Jehona & Era Gjurgjeala. Fatlinda Drejta-Karahoda ishte një farmaciste e dalluar, me një pasion të veçantë për arsimin. E njohur për zemërgjerësinë e saj, ajo mbështeti me përkushtim nxënësit, kolegët dhe familjarët. Qëllimi i bursës: të nderojë shembullin e një gruaje profesioniste dhe lidere në shkencë, dhe të fuqizojë gjenerata të reja të vajzave lidere në shkenca natyrore.

Albana Ajvazi është nga Kamenica dhe është në vitin VI të studimeve në Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. E përkushtuar dhe e vendosur, ajo ka përballuar me guxim sfidat financiare, emocionale dhe sociale që sjell studimi larg familjes, duke mos u larguar asnjëherë nga ëndrra e saj për t’u bërë mjeke. Përveç rezultateve të mira në studime dhe pjesëmarrjes në trajnime të ndryshme, Albana dallohet edhe për ndjeshmërinë dhe anën e saj krijuese. Në kohën e lirë merret me pikturë, shkrim të prozës dhe tregimeve. Në të ardhmen, Albana synon që të bëhet specialiste e mjekësisë interne, që jo vetëm trajton sëmundjen, por ndihmon në ndryshimin e jetës së pacientëve.

Anisa Ademi është nga Ferizaji dhe është në vitin I të studimeve në Infermieri të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. E përkushtuar dhe e kujdesshme, ajo ka vazhduar rrugëtimin e saj akademik pavarësisht sfidave financiare që sjell studimi në një qytet tjetër. Përvoja e saj praktike në infermieri dhe barnatore e kanë ndihmuar të zhvillojë aftësi profesionale, komunikim të mirë me pacientët dhe ndjenjë të fortë përgjegjësie. Në kohën e lirë merret me këndim, vallëzim, pingpong dhe vullnetarizëm. Në të ardhmen, Anisa synon të bëhet një infermiere profesioniste dhe e përkushtuar, si dhe të hapë poliklinikën e saj së bashku me binjaken e saj.

Erëza Cakolli është nga Gjilani dhe është në vitin III të studimeve në Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. E përkushtuar dhe empatike, ajo ka përballuar sfidat akademike, emocionale dhe financiare të studimeve me shumë durim dhe përgjegjësi, duke vazhduar të ecë drejt ëndrrës së saj për t’u bërë mjeke. Erëza dallohet për disiplinën, aftësinë për të punuar nën presion dhe interesimin e vazhdueshëm për tema shkencore dhe shëndetin publik. Në kohën e lirë pëlqen muzikën, vallëzimin dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Në të ardhmen, ajo synon të specializohet në gjinekologji ose pediatri dhe të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shëndetit publik dhe mirëqenies së pacientëve.

Kliko këtu për të parë faqen kryesore të Bursës “LULËZOJNË”

Bursat “LULËZOJNË” janë mbështetur nga ISA Consulting Group, Innovative Solutions, Familja Xharra, Familja Gjurgjeala, Shoqata e Studentëve VLERA – Bruksel, Shoqata ALSA UK – Londër, Flutra Osmani & Betim Deva, Donatorët nga Panairi i Shitjes në Gala të 10 vjetorit të TOKAs dhe donatorët individualë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Mehmet Gjevori”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x ISA Consulting Group”

Lexo më shumë

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha