Fillon një kapitull i ri për 27 fituesit e bursave “LULËZOJNË”!

2 Tetor, 2026

Jemi shumë të lumtur t’i shpallim 27 fituesit e bursave “LULËZOJNË” 2026/27!

Shihni listën e fituesve KËTU!

Edhe këtë vit, rrugëtimi i programit “LULËZOJNË” ka filluar në korrik, ku na kanë përkrahur mbeshtetësit e bursave, bashkëpunëtorët tanë që kanë ndihmuar në shpërndarjen e thirrjes dhe kanë qenë pjesë e fazave të vlerësimit të “LULËZOJNË”. Ky edicion nuk do të ishte i mundur pa ta, kështu që e falenderojmë secilin prej tyre. 

27 bursat e këtij viti akademik, janë ndarë sipas këtyre kategorive:

14 bursa me kritere të veçanta:

  • Bursa “LULËZOJNË me ISA Consulting Group” – 10 studentë/e të vitit 3 në fusha IT.
  • Bursa “LULËZOJNË me Fatlinda Drejta-Karahoda” – 3 studente vajza në farmaci, mjekësi, kimi ose shkenca natyrore.
    Bursa “LULËZOJNË me Mehmet Gjevori” – 1 studente vajzë nga zona rurale, me pasion për edukim, gjuhën shqipe dhe vullnetarizëm.

13 bursa të hapura “LULËZOJNË”, pa kritere të veçanta:

  • Bursa LULËZOJNË x Richard Lukaj – ku kanë përfituar 4 studentë;
  • Bursa LULËZOJNË x Cami Family Foundation, të mbështetura nga Ronald Cami – ku kanë përfituar 2 studentë;
  • Bursa LULËZOJNË x Avdi Kastrati Family – ku ka përfituar 1 student;
  • Bursa LULËZOJNË x AR Legacy, të mbështetura nga Egzona Bejtullahu – ku kanë përfituar 2 studentë;
  • Bursa LULËZOJNË x VLERA, nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Belgjikë –  ku ka përfituar 1 student;
  • Bursa LULËZOJNË x AEAUG, nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenev​​ë – ku ka përfituar 1 student;
  • Bursa LULËZOJNË x Komuniteti Shqiptar në Londër – ku ka përfituar 1 student;
  • Bursa LULËZOJNË x Evidence Synthesis Group – ku ka përfituar 1 student.

Si erdhëm deri këtu?

Edhe këtë vit, ka pasur interesim të lartë për të aplikuar në Bursën “LULËZOJNË”:

  • 508 aplikime të pranuara në total
  • 493 aplikime valide të shqyrtuara në Fazën 1 – Kontrolli Administrativ
  • 285 kandidatë kaluan në Fazën 2 – Vlerësimi Cilësor
  • 208 kandidatë nuk kaluan fazën administrative
  • 69 finalistë u intervistuan në Fazën 3 – Intervistat
  • 27 bursistë të përzgjedhur për këtë vit akademik

Sikurse edhe në ediconin e parë, procesi i përzgjedhjes ka përfshirë tri faza, të cilat ishin transparente dhe gjithëpërfshirëse:

  1. Kontrolli Administrativ – nga stafi i TOKA-s dhe bursistët e edicionit të parë.
  2. Vlerësimi Cilësor – nga mbështetës të bursave, përfaqësues të organizatave, Shoqatat e Studentëve në Diasporë. 
  3. Intervistat – janë mbajtur nga mbështetës të bursave, përfaqësues të organizatave, profesor nga Universiteti i Prishtinës, Shoqatat e Studentëve në Diasporë, ku u vlerësuan motivimi, kontributi në komunitet dhe vizioni afatgjatë i kandidatëve.

VINI RE* – Fituesit e bursave janë shpallur në bazë të pikëve më të larta për kategorinë e bursës për të cilën janë intervistuar.

Bursat “LULËZOJNË” janë përkrahur nga mbështetësit tanë: ISA Consulting Group, Cami Family Foundation, Lukaj Foundation, Avdi Kastrati Family, Burim Karahoda dhe Kreshnik Hoxha, Familja Xharra, Egzona Bejtullahu, Evidence Synthesis Group, Shoqata e Studentëve Shqiptarë VLERA – Belgjikë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës – AEAUG, Komuniteti Shqiptar në Londër, Virtyt Gacaferri, Liridon Latifi, Edi Islami, Lirak Krasniqi, Dajana Kullolli, Camërie Mazreku, Alban Rrustemi, Bajrush Halili, Ylldrit Miftari.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Fillon një kapitull i ri për 27 fituesit e bursave “LULËZOJNË”!

Lexo më shumë

Përtej kufijve: një javë dialogu, empatie dhe miqësie në Prizren

Lexo më shumë

Dita e Solidaritetit vazhdon t’i bashkojë të rinjtë e diasporës edhe këtë vit!

Lexo më shumë

Nga matja e ujit deri te ruajtja e tij

Lexo më shumë

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Lexo më shumë

Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 ap...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha