Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

1 Qershor, 2026

Bursa “LULËZOJNË me Innovative Solutions” – përfitoi 1 studente e vitit të tretë në FIEK, e cila përfiton gjithashtu nga një praktikë profesionale në kompani, e mbështetur nga Innovative Solutions. Innovative Solutions është një kompani e themeluar në vitin 2019 me seli në Bruksel, që zhvillon softuerë të avancuar. Ajo operon në Evropë dhe SHBA, duke ofruar zgjidhje teknologjike të personalizuara për klientët.

Kaltrina Bunjaku është nga Vushtrria dhe është në vitin II të studimeve në Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Universiteti i Prishtinës) në Prishtinë. Me disiplinë, vendosmëri dhe një pikëpamje optimiste, ajo e sheh këtë bursë si një lehtësim të madh për veten dhe familjen e saj, por edhe si shtysë për të vazhduar punën e mirë dhe për të kontribuar në shoqëri. Së fundmi, Kaltrina ka nisur edhe një internship në Innovative Solutions, ku po e zhvillon më tej përvojën e saj praktike. Në kohën e lirë, ajo vizaton dhe shkruan poezi.

Kliko këtu për të parë faqen kryesore të Bursës “LULËZOJNË”

Bursat “LULËZOJNË” janë mbështetur nga ISA Consulting Group, Innovative Solutions, Familja Xharra, Familja Gjurgjeala, Shoqata e Studentëve VLERA – Bruksel, Shoqata ALSA UK – Londër, Flutra Osmani & Betim Deva, Donatorët nga Panairi i Shitjes në Gala të 10 vjetorit të TOKAs dhe donatorët individualë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Mehmet Gjevori”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x ISA Consulting Group”

Lexo më shumë

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha