Hajde bëhu SUPER Mentorë!

16 Maj, 2022

Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit. Ky program u ofron të rinjve zhvillimin e vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin dhe ngritë vetëbesimin e vetëdijen për qytetarinë aktive.

Këta të rinjë janë pjesë e klubeve vullnetare të cilat mbështeten nga TOKA. Klubet udhëhiqen nga të rinj +17 vjeçarë që kanë qenë ose janë pjesë e klubeve të TOKA-s dhe nga studentët e Edukimit dhe Psikologjisë, të quajtur Super-Mentorë, që trajnohen sipas metodologjisë së të mësuarit përmes përvojës.

TOKA ka implementuar programin e Vullnetarizmit Edukativ qe 5 vite dhe deri më tash në këtë program janë bërë mbi 150 Super Arsimtarë dhe Super Mentorë, janë formuar 81 klube të Super Vullnetarëve, janë përfshirë mbi 2,500 të rinjë të moshës 12-17 vjeç dhe janë implementuar mbi 200 projekte në të mirë të komunitetit.

Cilat janë kushtet për t’u bërë SUPER Mentorë?  

– Të keni 17 vjet dhe të jeni Super Vullnetarë ose Super Qytetarë aktiv ose që keni qenë pjesë e klubeve te TOKAs gjatë viteve të kaluara;
– Të gjeni një shok/shoqe që dëshiron të bëhet pjesë e programit. Aplikimi duhet të bëhet ndaras edhe nga ju dhe nga shoku/shoqja juaj duke përmendur në formë të aplikimit emrin e njëri tjetrit;
– Të jeni student i fakultetit të edukimit ose të psikologjisë;
– Të gjeni edhe një koleg/e nga i njëjti departament që dëshiron të bëhet pjesë e programit. Aplikimi duhet të bëhet ndaras edhe nga ju edhe nga kolegu/ia  duke përmendur në formë të aplikimit emrin e njëri tjetrit;
– Të keni vullnet të punoni me të rinjë, kontribuoni dhe të përmirësoni komunitetin tuaj;
– Të keni vullnet të përfitoni shkathtësi të reja në punën me të rinjë, në menaxhimin e projekteve dhe teknika të fascilitimit;
– Të merrni pjesë në trajnimin 6 ditor të Vullnetarizmit Edukativ që mbahet gjatë muajit gusht;
– Të udhëheqni një klub prej 15-25 vetash, me të rinj të moshës 12-17 vjeç.

Pse duhet të aplikoni?
 
– Mund të avancoheni nga Super-Vullnetarë ose Super Qytetarë në liderë dhe të udhëheqni një klub;
– Keni mundësinë të merrni pjesë në konferenca që lidhen me Edukimin, në Kosovë dhe jashtë saj;
– Zhvilloni shkathtësitë e lidershipit dhe menaxhimit të projekteve;
– Formoni rrjet me bashkëmoshatarë nga komuna të ndryshme;
– Mësoni teknika dhe shkathtësi që i integroni me të rinjtë në profesionin e tyre;
– Trajnim në fushën e metodave të edukimit jo-formal dhe Vullnetarizmit Edukativ;
– Mbështetje pedagogjike, teknike dhe mentorim nga stafi i TOKA-s;
– Vlerësim të punës suaj, përfshirë dhe çertifikatë.

Nëse edhe ti dëshiron të jesh pjesë e rrjetit më të madh të mentorëve në vend, apliko në linkun mëposhtë deri më 22 maj: https://forms.gle/eaXVCsaZnNHX3qAcA

Të gjithë aplikantët që e kanë kaluar fazën e aplikimit do të njoftohen përmes email-it gjatë muajit qershor!

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë

Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

Lexo më shumë

Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në...

Lexo më shumë

Kampi Ndërkombëtar i Aventurës: Grumbullim i Kulturave dhe Aventurave Globale...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha