Klubet tona të Super-Qytetarëve arritën majat e punës së tyre të cilën e filluan në tetor të vitit të kaluar duke implementuar 10 projekte të punës vullnetare. Për më shumë, shikoni më poshtë.
• Klubi Prishtina 1 “Galaktika” zbatuan projektin – “Aktivitete me fëmijë dhe mbjellja e pemëve në Institucionin Parashkollor – Yllkat” me 21 Super-Qytetarë dhe me 40 përfitues fëmijë
• Klubi Prishtina 2 “La Casa de TOKA” zbatuan projektin – “Bëhu Super” me 17 Super-Qytetarë dhe me 60 përfitues
• Klubi Prishtina 3 “Amigos” zbatuan projektin – “Vetëdijësimi mbi Shëndetin Mendor” me 20 Super-Qytetarë dhe me 90 përfitues qytetarë dhe të rinj
• Klubi Podujeva “Horizonti” zbatuan projektin –“Një vend për t’u ulur në Parkun Manchester” me 8 Super-Qytetarë dhe me 12 përfitues qytetarë dhe të rinj
• Klubi Gjilan “Engaged for change” zbatuan projektin “Aktivitete me fëmijë në Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA” me 19 Super-Qytetarë dhe me 21 përfitues fëmijë
• Klubi Vushtrri “United Circle” zbatuan projektin – “Një qytet i bukur” me 10 Super-Qytetarë dhe me 25 përfitues qytetarë dhe të rinj
• Klubi Lipjan “Volunteer Spirit” zbatuan projektin – “Aktivitete me fëmijë të Qendrës Handi-kos” me 19 Super-Qytetarë dhe me 7 përfitues fëmijë
• Klubi Kaçanik “Minionsat” zbatuan projektin – “Vetëdijësimi i qytetarëve rreth dhunës” me 7 Super-Qytetarë dhe me 70 përfitues qytetarë
• Klubi Shtime “Unique Creators” zbatuan projektin “Aktivitete me fëmijët e Shkollës Lasgush Poradeci” me 14 Super-Qytetarë dhe me 16 përfitues fëmijë
• Klubi Hani i Elezit “The hands of the future” zbatuan projektin “T’i fuqizojmë gratë” me 27 Super-Qytetarë dhe 10 përfituese gra
Pavarësisht vështirësive, planifikimi dhe zbatimi i këtyre projekteve për Super-Qytetarët dhe liderët ishte shumë i rëndësishëm dhe në vijim do të mund të ndiqni edhe përshtypjet e tyre mbi këtë përvojë të paharrueshme!
Klubet e Super-Qytetarëve Aktiv janë pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që janë të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”. Këto klube implementohen nga CDF dhe TOKA.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.