Konferenca Rajonale e Vullnetarizmit Edukativ vjen në Prizren

5 Dhjetor, 2021

ka?

TOKA së bashku me partnerë nga Argjentina, Rumania, Sllovakia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, do të organizojnë për herë të parë në Kosovë, Konferencën Rajonale për Vullnetarizmin Edukativ, me datën 10 dhjetor, në Prizren. 

Cili është qëllimi i Konferencës?

Konferenca ka për qëllim promovimin e “Vullnetarizmit Edukativ” në Evropën Qendrore dhe Lindore, si një metodologji e dëshmuar inovative e mësimdhënies dhe të të mësuarit, si dhe të shërbejë për shkëmbimin e përvojave të mira në mes të pjesëmarrësve. 

Gjatë konferencës, me një ceremoni formale do të bëhet edhe ndarja e “Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ” në të cilën garojnë gjithsej 36 projekte nga 6 shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Kosovën. Ky çmim njeh dhe vlerëson punën e mësimdhënësve për projektet vullnetare të cilat i kanë zbatuar me nxënësit e tyre përmes të cilave kanë pasur ndikim pozitiv në komunitetin ku janë realizuar. 

Konferenca poashtu do t’u jap mundësinë mësimdhënësve të cilët nuk janë pjesë e programit që të mësojnë më shumë rreth metodave më të reja në fushën e edukimit, të njoftohen më mundësitë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e programit ndërkombëtar të “Vullnetarizmit Edukativ”, dhe të mund të garojnë me projektet e tyre vullnetare për “Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ – Edicioni 3”, mundësi kjo e cila hapet vetëm një herë brenda vitit.

Kush do të marrë pjesë?

Në konferencë pritet të marrin pjesë rreth 150 profesionistë ndërkombëtarë dhe vendor, që praktikojnë metoda të reja në fushën e edukimit. Ndër të pranishmit pritet të jenë drejtorë të shkollave, mësimdhënës, studentë, zyrtarë qendror dhe lokal të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), përfaqësues nga komunat, donatorë dhe partnerë të ndryshëm. Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejtë nëpërmjet Livestream në Facebook në faqen zyrtare të “TOKAs” dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ku do të mbahet?

Konferenca do të mbahet në qytetin e Prizrenit, në Hotel Theranda. Konferenca do të fillojë nga ora 9:00 dhe të përfundoj në ora 17:00.

A mund të marrë pjesë në Konferencë?

Për t’u bërë pjesë e Konferncës aplikoni në këtë link. Afati për të aplikuar është deri me datën 3 dhjetor 2021. 

Vini re: Vendet për pjesëmarrje në konferencë janë të limituara. Në datën 6 dhjetor do të informoheni nëse jeni pranuar për pjesëmarrje ose jo. Ju faleminderit për mirëkuptim!

Çka është Vullnetarizmi Edukativ?

Programi ndërkombëtar i “Vullnetarizmit Edukativ” është një metodë interaktive e edukimit brenda dhe jashtë klasës, ku liderët dhe pjesëmarrësit mësojnë aftësi të reja duke realizuar projekte në të mirën e komunitetit. 

Organizata “TOKA” zbaton këtë program që nga viti 2017, ku për çdo vit trajnohen më shumë se 70 mësimdhënës në metodologjinë e të mësuarit përmes përvojës dhe për çdo vit bëhen pjesë e programit më shumë se 1500 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Nga mësimdhënësit dhe nxënësit deri tash janë realizuar më shumë se 100 projekte vullnetare në komuna të ndryshme të Kosovës duke trajtuar problematika në komunitetin e tyre. TOKA ka filluar të punojë ngushtë me institucionet arsimore që të mësuarit përmes përvojës dhe Vullnetarizmi Edukativ të gjejnë implementim edhe në planprogramet shkollore dhe në mësimin formal. 

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumetit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha