Mentorët e rinj të TOKA-s sjellin 7 pako mirëseardhëse për nxënësit e klasëve të 10-ta

18 Shtator, 2020

Një botë në të cilën askush nuk jep asnjë lloj kontributi për të tjerët është e varfër. Një botë të tillë e duan më së paku mentorët e rinj të TOKAs, të cilët përgjatë javëve të kaluara me shumë pasion shkruajtën dhe dizajnuan gjithsej shtatë broshura. 

Këto broshura përmbajnë informata të nevojshme për nxënësit e rinj të këtyre shkollave të mesme. Për të festuar punën e tyre, shkarkoni broshurat e punuara dhe shpërndani tek nxënësit e klasëve të X-ta të shkollave të përmendura.

1. SHML Gjimnazi “Dardania”, Hani i Elezit
2. SHMP “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”, Kaçanik
3. SHMM “Dr. Asllan Elezi”, Gjilan
4. SHML Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”, Viti
5. SHML Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej”, Prishtinë
6. SHML Gjimnazi “Naim Frashëri”, Shtime
7. SHML Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”, Podujevë

Mentorët e TOKAs u takuan për disa ditë me radhë online dhe me ndihmën e njëri-tjetrit, të nxënësve të shkollës dhe të drejtorive të shkollave përkatëse ia dolën të arrinin qëllimin e tyre.

Për t’i realizuar këto broshura, ata vunë në praktikë shkathtësitë e tyre më të reja të digjitalizimit të aktiviteteve jo-formale, si dhe të materialeve të ndryshme. Kjo tregon se mentorët tanë aktivistë tashmë janë të zotë t’ia dalin çdo lloj sfide dhe ne i përgëzojmë për punën e mrekullueshme.

Puna jonë iu dedikohet veçanërisht nxënësve të klasëve të X-ta të cilët këto ditë ju bashkuan bankave shkollore në një ambient tërësisht të ri. Ne e dimë se sa e vështirë mund të jetë adaptimi në një shkollë të re, prandaj kjo është dhurata jonë për juve, suksese!

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian dhe nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”. Përmbajtja është përgjegjësia e TOKAs dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha