Për dy ditë, në Buenos Aires, Argjentinë, u mblodhën mbi 1,000 mësimdhënës, edukatorë, dhe profesionistë të tjerë të edukimit, në edicionin e 25-të “Seminarit Ndërkombëtar mbi Solidaritetin dhe Vullnetarizmin Edukativ” të organizuar nga CLAYSS (Qendrën e Vullnetarizmit Edukativ në Ameriken Latine). Nëpërmjet paneleve diskutimi, punëtorive, ngjarjeve të tjera, Seminari kishte për synim promovimin e vullnetarizmit edukativ dhe ndarjen e praktikave më të mira në mes të pjesëmarrësve.
Nga TOKA, e cila është anëtare e Rrjetit të Organizatave të Vullnetarizmit Edukitv të Evropës Lindore i mbështetur nga CLAYSS, mori pjesë Udhëheqësja e Programit të Vullnetarizmit Edukativ, Hatixhe Zeka, e cila në kuadër të punëtorisë me temë, “Shoqëritë civile si mundësi për të implementuar projekte të vullnetarizmit edukativ”, prezantoi modelin e TOKAs dhe implementimin e vullnetarizmit edukativ në Kosovë për këto 5 vitet e fundit.
“Kam mësuar shumë nga kolegët këtu, të cilët janë të përfshirë në vullnetarizmin edukativ qe një kohë të gjatë. Por në të njejtën kohë, edhe të tjerët kanë mësuar nga përvoja jonë, të cilën e kam nda me të tjerët, të cilët ishin mjaft të interesuar të mësojnë për eksperiencën tonë” – ka thene Hatixhe Zeka, udhëheqëse e Programit të Vullnetarizmit Edukativ në TOKA. Si pjese e seminarit ishin edhe përfaqësuesit e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ të Evropes Lindore, ku përveq Kosovës kanë qenë edhe reprezetuseit nga Rumania dhe Bosnia dhe Hercegovina.
Programi i Vullnetarizmit Edukativ i organiztës TOKA ka për qëllim që të përfshijë rininë kosovare në punë vullnetare, ku në të njejtën kohë, ata/ato do të përvetësojnë njohuri, vlera dhe aftësi të reja si mendimi kritik, komunikimi, zgjidhja e problemeve, aftësitë sociale, vendimmarrja, lidershipi dhe rritja e vetëbesimit dhe ndërgjegjësimit për qytetari aktive.
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, programit EIDHR.
CLAYSS (Latin American Center for Solidarity Learning and Service) si vizion ka të shtyej përpara për të formuar shoqëri gjithëpërfshirëse, sisteme arsimore dhe organizata shoqërore të cilat kontribuojnë në një edukim të plotë për një qytetari aktive, solidare dhe të angazhuar në kujdesin ndaj të tjerëve.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.