Projekti ‘’Basket me Thyesa’’ u finalizua dje me një ceremoni përmbyllëse!

22 Qershor, 2022

Ka përfunduar projekti “Basket me Thyesa”, projekt ky që ka pasur për qëllim mësimin e thyesave përmes lojës së basketbollit ku fëmijët përpos që janë argetuar kanë fituar edhe shumë njohuri.

Nën udhëheqje të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës dhe në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në Irvine, menaxhuar nga TOKA, projekti ka filluar duke i trajnuar gjithsej 13 mësimdhënës të klasës së 4-të dhe të 5-të, të shkollave fillore “Hilmi Rakovica”, ‘’Nazim Gafurri’’ dhe ‘’Xhemail Mustafa’’ të komunës së Prishtinës. Trajnimi i ndihmoi ata të kuptojnë përdorimin e një kurrikule alternative për mësimin e thyesave përmes lojës së basketbollit.

Pas trajnimit të mësimdhënësve, ka filluar implemetimi i projektit dhe nxënësit e klasëve të 4-ta dhe 5-ta të këtyre shkollave fillore të Prishtinës kanë mësuar thyesat shumë më ndryshe – përmes lojës së basketbollit. Rëndësia e këtij projekti qëndron në atë se lojërat në fushën e basketbollit dhe aktivitetet që zhvillohen në klasë fokusohen në barazinë dhe angazhimin e të gjithë fëmijëve, me qëllim që tek nxënësit të zhvillohen shkathtësitë për të komunikuar mirë, për të punuar në ekip, të jenë të ndërgjegjshëm, këmbëngulës, të jenë empatik dhe zgjidhës të problemeve.

Një falënderim i veçantë shkon për shkollat fillore ‘’Hilmi Rakovica’’, ‘’Nazim Gafurri’’ dhe ‘’Xhemail Mustafa’’ për bashkëpunimin e treguar përgjatë kohës së implementimit të projektit, mësueseve të angazhuara, dhe më të dashurve – nxënësve të klasëve të 5-ta dhe 4-ta të këtyre shkollave!

Përmes një ceremone përmbyllëse, TOKA shpërndau certifikatat dhe mirënjohjet për të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës dhe punën fantastike që e kanë bërë, përfshi edhe për shkollën “Faik Konica” si shkolla pilotuese e projektit.

Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”, dhe implementohet nga CDF dhe TOKA.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Plot 47 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

Lexo më shumë

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha