Rezultatet e thirrjes për propozime për implementimin e modelit “të gjitha një vend” të punësimit të të rinjëve

29 Prill, 2021

TOKA hapi thirrjen për fitimin e granteve nga OShC-të për implementimin e modelit “të gjitha në një vend” për punësimin e të rinjëve nga data 29 Mars deri më 26 Prill 2021, në kuadër të projektit “Karriera ime nga Zero në Hero” me synim për t’i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit e të rinjëve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0

Ky projekt parashikon krijimin e modelit inovativ për të rinjë NEET (të pa përfshirë në edukim, punësim apo trajnim), duke ju dhënë aftësitë që kërkohen për punësim në të ardhmen e revolucionit digjital 4.0. Shërbimet e modelit të gjitha në një vend që do të implemtentohen nga OShC-të janë:

1.Niveli A Aftësitë Digjitale

2.Niveli B Aftësitë Digjitale

3.Niveli A Këshillimi në karrierë

4.Niveli B Këshillimi në karrierë

5.Niveli A dhe B- Udhëzime në Internet për Aftësitë Digjitale

6.Niveli B Sipërmarrësia

Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë, se nga totali i shtatë aplikimeve nga OShC-të, këto janë OShC-të e selektuara për ofrimin e shërbimeve në këtë projekt:

Shërbimi në kuadër të modelit:OShCPikët
Niveli B SipërmarrësiKosovar Youth Council (KYC)75
Niveli B Aftësi DigjitaleFondacioni Bonevet Prishtinë91.12
Niveli A Këshillimi në KarrierëInstitute for Research, Education, and Social Development (IREDS)87

TOKA do të zgjasë thirrjen për grant propozime për tri shërbimet në vijim deri më 19 Maj 2021, për arsyet e cekura më poshtë:

a.Niveli A Aftësitë Digjitale- nuk është pranuar asnjë aplikim.

b.Niveli B i Këshillimit në Karrierë- nuk është pranuar asnjë aplikim.

c.Niveli A dhe B Udhëzime në Internet për Aftësitë Digjitale – ri-hapet për shkak të mungesës së aplikuesve të kualifikuar.

Aksioni “Karriera ime nga Zero në Hero” me synim për t’i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit të të rinjve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0, është një program tre-vjeçar i zbatuar nga Qendra për Punë Rinore (Serbi), Forumi MNE (Mali i Zi), CEM (Bosnjë dhe Hercegovinë), TOKA (Kosovë) dhe YSC (Shqipëri).

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë

Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

Lexo më shumë

Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në...

Lexo më shumë

Kampi Ndërkombëtar i Aventurës: Grumbullim i Kulturave dhe Aventurave Globale...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha