Themelohet “Rrjetit Arsimor Para-Universitar i Kosovës”

18 Mars, 2022

Së bashku me njëmbëdhjetë Organizata të Shoqërisë Civile (OShC) që operojnë në fushën e arsimit para-unversitar në Kosovë, mbi bazën e parimeve të përbashkëta të përmirësimit të cilësisë së arsimit, avancimit të tij, gjithëpërfshirjes dhe mirëqenies së përgjithshme të nxënësve/eve – kemi themeluar koalicionin joformal “Rrjeti Ombrellë i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Paraunversitar”.

Të gjitha orgnaizatat e rrjetit e kanë parasysh rëndësinë e arsimit para-unversitar në formimin e kapitalit njerëzor të një vendi dhe rolin thelbësor të shoqërisë civile për të kontribuar në këtë kuadër – dhe kjo është arsyeja e themelimit të rrjetit. Organizatat themeluese përfshijne organizatat: Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), organizata ETEA, Qendra Kosovare për Mësim në Distancë (KCDE), Këshilli Rinor i Kosovës (KYC), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM), Qendra për Studime të Avancuara (FIT), SOS Fshatrat e Fëmijëve, Teach for Kosova (TfK), organizata TOKA dhe Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE).

Një nga veprimet e para që Rrjeti do të ndërmarrë është të lansojë podcast-in “Shoqëria e Edukimit”, një seri diskutimesh me ekspertë/të ftuar mbi temat më të rëndësishme të arsimit para-univeristar. Rrjeti ka në plan të publikojë shumë shpejt listën e plotë të veprimtarive të veta.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha